Albin Kurti arrestohet në seli, 30 ditë paraburgim. Vetëvendosja: Rezistenca vazhdon

Kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga protesta e opozitës në sheshin kryesor të Prishtinës, Policia e Kosovës arreston  Albin Kurtin, brenda selisë së Vetëvendosjes. Në orën 16:08 me pranga në duar ai është shoqëruar drejt autoblindës dhe më pas u largua nga selia e Vetëvendosjes. Flitet deri tani për gati 100 të arrestuar dy policë  dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Pas arrestimit Albin Kurtit i caktohet masa e sigurisë, paraburgim 30 ditë.Lëvizja Vetëvendosje publikon në faqen e saj në facebook momentin kur forcat special kanë thyer xhamat dhe hyjnë në zyrat e saj për të kryer një sërë arrestimesh mes tyre dhe ish liderin Albin Kurti. Ata thonë se është ushtruar dhunë, dhe deklaron shifrën e 150 të arrestuarve.Nga ana e saj policia pretendendon se ka arrestuar personat për të cilët kishte urdhërarrest dhe atakanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Po kështu pas ndërhyrjes brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe spraj, ku si pasojë e saj dy policë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.Ora 22: 10 VV publikon videon e dhunës nga policiaVetëvendosja ka publikuar në FB një video ku tregohet dhuna e policisë mbi aktivistët.“Mbi një mijë policë drejt Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktivistëve të saj. Dhuna e tyre brutale dhe rezistenca e aktivistëve”, shkruan VV.Ora 21:25 Albin Kurtit i caktohet masa e sigurisë, paraburgim 30 ditëGjykata Themelore ka caktuar masë të sigurisë 30 ditë paraburgim, pas kërkesës së Prokurorisë, shkruan lajmi.net.Masa e sigurisë i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mbajtje të armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.Ora 21: 20 Shpend Ahmeti: Shpërndahen aktivistëtNëpërmjet një postimi në FB, Shpend Ahmeti ka njoftuar se aktivistët e VV janë shpërndarë, ndërsa policia mban të bllokuar rrugën.A"ktivistët u shpërndanë të qetë. 200 policë ende mbajnë të bllokuar rrugen Luan Haradinaj dhe nuk më lejojnë të shkoj afër zyrave të VV ku gjinden Visar Ymeri dhe aktivistë të tjerë që ende nuk janë arrestuar."Ora 21:00 Mediat kosovare informojne se eshte arrestuar dhe babai i Albin Kurtit Zaim Kurti, babai i Albin Kurtit është arrestua nga Policia e Kosovës. Së bashku me të është arrestuar edhe Gani Krasniqi, i pari i VV-së në Komunën e Malishevës, informon rtk.00Ora 21:00 Konjufca: Nesër do të takohen partitë opozitare

Glauk Konjufca i VV-së, në një konferencë të përbashkët të opozitës për media tha se nesër do të takohen të tri partitë dhe do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm.

“Megjithatë ende pa u takuar e folur ne e dimë një gjë që nuk do të ndalemi deri në tërheqjen e dy marrëveshjeve”, tha Konjufca.
Ora 20: 49 Momenti kur policia hyn  në selinë e Vetëvendosjes, policia: 4 te plagosurLëvizja Vetëvendosje publikon në faqen e saj në facebook momentin kur forcat special kanë thyer xhamat dhe hynjnë në zyrat e saj për të kryer një sërë arrestimesh mes tyre dhe ish liderin Albin Kurti.  
Momenti kur policia hyn në zyrat e selisë së Vetë VendosjesMomenti kur policia hyn në zyrat e selisë së Vetë Vendosjes...Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/policia-ja-pse-nuk-e-arrestuam-albin-kurtin-ne-proteste/Posted by Ora News on Saturday, November 28, 2015
[caption id="attachment_626585" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti kur policia hyn në zyrat e selisë së Vetë Vendosjes Ne foto: Momenti kur policia hyn në zyrat e selisë së Vetë Vendosjes[/caption] Komenti i Erjon Braces: “Kur policia hyn brenda selise se nje Partie ky natyrisht qe eshte fundi!!”Komenti i Kim Mehmetit: Në Prishtinë 28 Nëntori u kremtua si në kohën e MillosheviqitOra 20:30 Zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vazhdojnë të jenë të rrethuara nga forcat e shumta policore. Aktivistët nuk po lejohen të hynë as të afrohen aty.12279093_10153073873072000_5444442015910120165_nOra 19:40 Jane 150 te arrestuar, Vetevendosja thirrje policisë të ndalë represionin dhe të lirojë aktivistëtSipas Vetëvendosjes "Në aksionin brutal dhe të dhunshëm u arrestuan mbi 150 aktivistë dhe qytetarë"Vetëvendosja publikon emrat që ka deri tani . Ajo thote se në vijim do te publikojë edhe emrat e tjerë të të arrestuarve që janë marrë me dhunë prej zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!"Në 28 nëntor 2015 policia e Kosovës e urdhëruar nga qeveria e Zajednicës ka ndërmarrë aksionin më të dhunshëm kundër subjektit më të madh opozitar. Qëllimi i vetëm i tyre ishte që të shtypet e të ndalohet aktiviteti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe të ndalet zëri i qytetarëve të cilët masivisht dhe në mënyrë të organizuar u shprehën kundër kthimit të Kosovës në Serbi përmes Zajednicës. Në aksionin brutal dhe të dhunshëm u arrestuan mbi 150 aktivistë dhe qytetarë. ë rrugët e Prishtinës vazhdojnë arrestimet e aktivistëve dhe qytetarëve, pa fletë arresti si dhe metodat e shtetrrethimit. Këto masa kurrë policia e Kosovës nuk ka guxuar t’i përdorë kundër krimit të strukturave paralele serbe, apo kundër mafiozëve shqiptarë në pushtet. I bëjmë thirrje policisë të ndalë represionin dhe të lirojë aktivistët, pasi sundimi i padrejtësisë nuk do të zgjasë përgjithnjë. Lironi menjëherë aktivistët!” shkruan lëvizja VetëvendosjaNga ana e saj policia pretendendon se ka arrestuar personat për të cilët kishte urdhërarrest dhe ata që kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Po kështu pas ndërhyrjes brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe spraj, ku si pasojë e saj dy policë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.Njoftimi i policisëPolicia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ka vazhduar me monitorimin e situatës dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë edhe obligimet ligjore drejt zbatimit të Urdhër Arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë. Referuar zhvillimeve dhe lëvizjes së disa personave, duke përfshirë edhe personin e kërkuar me Urdhër Arrest drejt selis së subjektit politik Vetëvendosje, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr masat e nevojshme ligjore për sigurimin e lokacionit dhe ndalimit të personave të kërkuar. Një grup prej disa personave kanë qëndruar para selis duke protestuar dhe  duke penguar zyrtarët policor në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, ku gjatë veprimeve policore janë arrestuar disa prej tyre të cilët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Bazuar në dyshimet e bazuara se personi i kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti) dhe persona të tjerë gjendet brenda në objektin e selisë së Vetëvendosjes, njësitet relevante policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent janë detyruar të veprojnë brenda në objekt për të realizuar dhe zbatuar Urdhër Arrestet. Njësitet relevante policore pas intervenimit brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe sprej, ku si pasojë e saj dy polic dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Zyrtaret policor bazuar në situatën dhe veprimet e dhunshme të shfaqura nga personat brenda në objekt, kanë vepruar konform autorizimeve ligjore dhe kanë arrestuar disa persona të cilët janë shoqëruar në stacione policore për procedura të mëtutjeshme. Njësitet relevante policore të cilat ishin në kërkim të personit të kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti), kanë arritur ta lokalizojnë dhe të njëjtin ta shoqërojnë për në organet e drejtësisë, ashtu siç parashihet me Urdhër Arrest. Policia e Kosovës me qëllim të realizimit të gjitha veprimeve policore, ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të kryer vend shikimet e vendit të ngjarjes. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë edhe veprimet lidhur me shoqërimin e deritanishëm (16:45) të tetëdhjetë e shtatë (87) personave në stacione policore.  Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.Ora19: 15 Në mesin e të arrestuarve 20 të mitur.Policia e Kosovës sot ka arrestuar rreth 90 aktivistë të cilët ishin futur brenda selisë së Vetëvendosjes për të kundërshtuar arrestimin e deputetit Albin Kurti ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest.Në mesin e të arrestuarve janë edhe 20 të mitur.Të rinjtë e moshës 16-18 vjeçare janë intervistuar në praninë e punëtorit social dhe, sipas drejtorit për punë sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, shumica nga ta janë dërguar në mbajtje dhe vetëm 3 nga ta mund të lirohen, raporton Koha.net.Ora 18:40 Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Albin KurtinProkuroria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se deputeti Albin Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,përdorimi i armës, dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Kërkon 30 ditë paraburgim. Sipas akuzës Kurti nuk i është përgjigjur prokurorisë për tu paraqitur prandaj është firmosur fletë arresti."Policia e Republikës së Kosovës ka zbatuar sot urdhrin e Gjykatës dhe e ka sjellur të pandehurin Kurti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili ka refuzuar të jep deklaratën e tij para prokurorit të rastit" argumenton policia e Kosovës.18:25 Ahmeti: Nëse vazhdojnë me marrëveshjet, duhet të arrestojnë të gjithë deputetëtKreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh i vendosur se nuk do të tolerojnë në lidhje me dy marrëveshjet. Në një lidhje telefonike për Ora News, Shpend Ahmeti tha se nëse qeveria do të vazhdojë me marrëveshjet atëherë duhet të arrestojë të gjithë deutetët.Ahmeti tha se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk mbështesin dy marrëveshjet.Ora 18: 00 Surroi: pushtet që përdor dhunë, dështonPublicisti Veton Surroi përmes rrjetit social Facebook ka komentuar arrestimin e ish liderit të Vetëvendosjes, deputetit Albin Kurti dhe mbi 80 aktivistëve të tjerë.Surroi në Facebook, shkruan:“Pushtetit që arreston 90 opozitarë, dajaku i shndërrohet në argument madhor e prangat në mjet debati. Kështu provuan edhe të tjerët. Dështuan”.Ora 17:55  Policia: Janë arrestuar 87 persona, dy policë dhe dy aktivistë të lënduarPolicia në një komunikatë për media konfirmon arrestimin e Albin Kurtit dhe 87 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.  Sipas policisë dy efektivë dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.12 11 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1Ora 17:40 Albin Kurti dërgohet  në Pallatin e DrejtësisëDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë.albin kurtiOra 17:32 Caushi: Ndaj aktivistëve është ushtruar dhunëNënkryetari i VV, Driton Caushi tha në një lidhje telefonike për Ora News tha se janë rreth 100 aktivistë të arrestuar mes tyre edhe Albin Kurti. Caushi tha se ndaj aktivistëve është ushtruar edhe dhunë.Kjo që ndodhi sot tregon se çfarë shteti aktualisht kemi në Kosovë, cfarë pushteti policor. Me një ndërhyre të dhunshme pas një manifestimi paqësor. Qindra forca policie kanë bërë një ndërhyrje brutale në VV duke ushtruar dhunë ndaj aktivistëve që kanë qenë brenda zyrave të VV ku ka edhe të lënduar rëndë. Janë rreth 100 aktivitë të arrestuar mes tyre edhe Albin Kurti. Kjo tregon se në Kosovë kemi një pushtet gjysëm autoritar, i cili nuk kursen cfarë do mjeti të dhunës për të shtypur opozitën dhë në një ditë feste ndërhyn me brutalitet duke rrahur. Në si opozitë nuk do të ndalemi për ndalimin e këtyre marrëveshjeve dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromisOra 17:20 Limaj për Ora News: Të anulohen marrëveshjet. Kriza të zgjidhet me dialog politikNëse nuk rishikohen dy marrëveshjet, atëhere vendi do të shkojë në referendum ose zgjedhje të lira. Ky ishte zëri i një prej opozitarëve të politikës në Kosovë, Fatmir Limaj, kreut të NISMA-s. Në një intervitë telefonike për Ora News, Limaj tha se kriza politike në Kosovë duhet të zgjidhet me mjete politike dhe jo me mënyra represive."Ne shpresojmë që të dy drejtuesit politik të kolicionit të reflektojnë që atë që kanë bërë e kanë bërë në kundërshtim. Ata duhet të kuptojnë që kriza politike nuk zgjidhet në mënyrë reprezive, por të pranojnë gabimet dhe ti kthehemi normalitetit. Hashimi dhe Isa nuk po dëgjojnë që vendi i tyre është në krizë politike."kosove kosove2 kosove317: 10 Ora AAK: I papranueshëm arrestimi i deputetëveMbajtja në paraburgim e deputetes Donika Kadaj-Bujupi si dhe arrestimi i sotëm i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë së tyre, për AAK-në është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.“Tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident. Ngjarjet e mëpastajme po bëhen me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor”, thotë AAK në reagimin e saj.“AAK kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e Opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike”, theksohet më tej në reagim.AAK thotë se deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, “prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre”.Deda: “Me polici e arrestime nuk zgjidhet kriza politikeDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka komentuar në lidhje me arrestimin e Albin Kurtit, bashkëpartiakut të tij.Deda thotë se ky veprim nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike në vend.“Me polici e arrestime nuk zgjidhet kriza politike. Arrestimi i Albinit pa zgjidhje politike të problemit politik e thellon këtë krizë edhe më shumë. Një ditë do të ketë zgjidhje, shpresoj që nuk do të paguajmë çmim të madh”, ka thënë Deda në profilin e tij në Facebook.Ora 16: 43 Buzhala flet për Ora News:Policia beri detyren Nga Prishtina,  në një intervistë telefonike për Ora News analisti Berat Buzhala informoi se aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë mobilizuar dhe ndodhen para ambienteve të Vetëvendosjes.Edhe Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës ndodhet mes aktivistëve. Policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në stacionin policor.Milintanët po protestojnë tek rruga “UÇK. Policia ishte detyruar të zbatojë ligjin. Kurti ishte në arrati për një javë. Policia e mbajti nën kontroll e rrethoi në seli“ thotë BuzhalaOra 16 : 31  Reagon Vetëvendosja: Rezistenca vazhdon, 'Zajednica' nuk do te kaloje Policia ka arrestuar dhunshem dhjetera aktiviste ne zyret e Levizjes VETEVENDOSJE!. Kjo polici e cila eshte vene ne mbrojtje te 'Zajednices' vazhdon t'i mbaje te bllokuara zyret tona. Rezistenca e aktivisteve ne rruge po vazhdon dhe 'Zajednica' nuk do te kaloje
Policia ka arrestuar dhunshem dhjetera aktiviste ne zyret e Levizjes VETEVENDOSJE!. Kjo polici e cila eshte vene ne...Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, November 28, 2015
 

Ora 16: 08 Policia e Kosovës ka arrestuar Albin Kurtin, brenda selisë së Vetëvendosjes.

Me pranga në duar ai është shoqëruar drejt autoblindës dhe më pas u largua nga selia e Vetëvendosjes.

Policia shoqëroi dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes.Arrestimi i tij ndodhi pak minuta pas Albin Kurti edhe pse me fletë arrest mori pjesë në manifestimin e opozitës kundër marrëveshjes me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi dhe mbajti një fjalim.Policia përmes një deklarate zyrtare informoi se nuk kreu arrestimin e Kurtit  në protestë për të mos përshkallëzuar situatën por menjëherë më pas u drejtua nga selia e Vetëvendosjes ku aktivistët shoqëruan Kurtin. Pas një situate tensioni e cila zgjati për gati 1 orë policia hyri me forcë në seli dhe arrestoi Albin Kurtin. albin kurti2 albin kurtiOra 15: 53  Policia e Kosovës hyn brenda në selinë e Vetëvendosjes"Policia po thyen zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo është mënyra se si Qeveria po ua uron qytetarëve 28 Nëntorin!" shkruan Vetëvendosja ne fb.policia hyn ne seliOra 15: 50 Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje. Dhjetëra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Qindra policë kanë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona."Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s" shkruhet në një mesazh të facebookAta janë bërë kordon përreth godinës.20151128152009141620 (1)Mediat kosovare publikojnë pamje kur forcat speciale kanë shkuar tek zyrat e Vetëvendosjes për të kryer arrestimin e Albin Kurti.Edhe pse ndaj tij ka një fletëarrest ai mori pjesë në manifestimin e opozitës.Mësohet se ata kanë shkuar tek selia e VV-së  pasi është kryer protesta. Policia ka flet arrest për Albin Kurtin, ndërsa ai është në zyret e kësaj partie, raporton Indeksonline.Policia: Policia: Ja pse nuk e arrestuam Albin Kurtin në protestëNdërkohë përmes një deklarate policia sqaronte se nuk kishte bërë arrestimin për arsye të mos rrezikonte pëshkallëzimin e ndonjë situate."Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest.Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit e cila ka filluar rreth orës 14:00, dhe falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente" thuhet në deklaratën e policisë4 3 2 1unnamed (2) unnamed (1) unnamed 20151128153740480620