Fyerje personale mes deputetit Asllan Dogjani dhe Piro Lutaj

Diskutimi i Buxhetit për Shërbimin Informativ Shtetëror është përcjellë me debate të ashpra  ndërmjet  mazhorancës dhe opozitës në Komsionin e Sigurisë, deri në fyerje personale mes  deputeti demokrat Asllan Dogjani dhe atij socialist Piro Lutaj.Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe  është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësur situatën. Deputeti demokrat Asllan Dogjani, pas incidentit braktisi mbledhjen.Në fund të mbledhjes deputeti, Piro Lutaj, mohoi te jetë përplasur fizikisht me deputetin Dogjani, një pohim që u mbështet edhe nga  deputeti demokrat, Flamur Noka.Piro Lutaj: Ka pasur një ngritje toni realisht midis meje dhe zotit. Dogjani dhe asgjë më shumë.Që të konfrontohen dy njerëz duhet të jenë sigurisht të dy pa tru, fatmirësisht nuk u ndodhëm të dy pa tru.Flamur Noka: Nuk besoj se ka debat më të rëndësishëm sesa ky.Në kushtet kur i gjithë diskutimi për buxhetin e SHISH u zhvillua më dyer të mbyllura deputeti demokrat, Flamur Noka, jashtë Komisionit tha se ky buxhet nuk i siguron institucionit punën e përditshme.Flamur Noka: Është një tendencë e frikshme e Qeverisë për të sabotuar misionin e Shërbimit duke e lënë në gjendje të mjerueshme.Para Komisionit të Sigurisë,  ka prezantuar buxhetin dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli,  e cila vlerësoi zërin për dikasterin që ajo drejton.Mimi Kodheli: 70 përqind e të gjithë investimit që parashikohet të bëjmë për vitin 2016 në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë në armatim, municion dhe  modernizim të Forcave tona të Armatosura.Flamur Noka: Nuk plotëson ky buxhet kriteret e NATO-s, të cilat parashikojnë që 1.5 deri në 2% të GDP të jetë buxheti i institucionit të Mbrojtjes. Në buxhetin tuaj parashikohet të jetë 0.8% të GDP.Demokratët në Komision thanë se buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes nuk përmbush standardet minimale të NATO-s.[caption id="attachment_624529" align="alignnone" width="640"]asllan dogjani Ne foto : Asllan Dogjani[/caption]