Publikohen pamjet e vrasjes së 17-vjeçarit më ngjyrë nga polici, protesta në Çikago
Një video e publikuar së fundmi nga autoritetet amerikane, ku shfaqet një polic që vret një 17-vjeçar me ngjyrë në Chicago, ka shkatuar protesta masive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2014, teksa i riu ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, duke mbajtur një thikë në dorë. Pamjet filmike tregojnë qartësisht oficerin Jason Van Dyke, gjatë momentit që ai hap zjarr ndaj adoleshentit që quhej Laquan McDonald.Hetuesit deklaruan se polici qëlloi 16 plumba mbi viktimën. Ai tentoi që të rimbushte armën e tij, me tendencën për të qëlluar sërisht , por u ndal nga kolegët e tij. Mësohet se në seancën gjyqsore, avokati i Van Dyke, është shprehur se klienti i tij ka patur si qëllim vetëmbrojtjen. Sipës përfaqëuesit ligjor, oficeri i policisë u ndie i kërcënuar gjatë momentit që kreu vrasjen.Statistikat e regjistruara në Shtetet e Bashkuara lidhur me raste të tilla janë mjaft tragjike. Gjatë viteve 2008-2014 ka patur mesatarisht 17 raste në vit, ku ndërhyrja e policisë ka patur pasojë vdekjen.