8 aksidente dhe të shtëna e armë gjatë ndjekjes së hajdutit shqiptar
Policia italiane ka arrestuar në qytetin e Peskarës shqiptarin 25-vjeçar, Renuar Nikolli, i akuzuar për vjedhje e për tentativë vrasjeje.Gjatë ndjekjes nga policia në përpjekje për ta ndaluar, 25-vjeçari shqiptar ka shkaktuar 8 aksidente e ka plagosur 4 persona mes të cilëve dhe dy policë.Udhëtimi i çmendur i shqiptarit është ndalur vetëm pas përdorimit të armëve nga ana e policisë, e cila ka shtënë 7 plumba duke i çpuar gomat e automjetit të shqiptarit.Në makinën e Renuar Nikolli, një “Mercedez Benz” i vjedhur, janë gjetur mjete e instrumente të përdorura në vjedhje të sapo kryera banesash në zonën Pianella të qytetit të Peskarës.Policia italiane është e bindur se shqiptari 25-vjeçar nuk ka vepruar i vetëm e bashkëpunëtorët e tij janë larguar në bordin e një automjetit tjetër. Hetimet vazhdojnë.