Del nga shtrati përroi i Kordhocës, bllokohet përkohësisht aksio nacional
Rreshjet e shumta të shiut përgjatë orëve të natës duke vijuar me intensitet edhe gjatë mëngjesit të së martës, kanë krijuar jo pak probleme në Gjirokastër.Për gati 2 orë, aksi nacional Gjirokastër-Kakavije, ka qenë i pakalueshëm për të gjitha mjetet si pasojë e rjedhës së furishme të Përroit të Kordhocës që doli nga shtrati i tij normal duke bllokuar arterien kryesore ndërkombëtare.Autobusë të linjave më Greqinë, kanë ndaluar rreth orës 02:00 pas mesnate në këtë zonë në pritje për të rënë intensiteti i ujërave të përroit i cili përsërit ritualin e tij të përhershëm në mot me shi dhe shtrëngata.Policia Rrugore u vendos në gatishmëri të plotë për daljen nga situata të gjendjes e po ashtu edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve ku kanë punuar përgjatë gjithë orëve të para të mengejsit deri në normalizimin e situatës.Nga reshjet e shumta, mësohet se është krijuar një e çarë e konsiderueshme e kanalit rjedhës anës aksit nacional por ndërhyrjet në kohë të Ndërmarrjes së Rrugëve përmirësuan situatenNdërkaq Shtabi i Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës, ka marrë masa konkrete për përballimin e gjendjes jo vetëm në Gjirokastër por edhe në dy rrethet e tjera./Oranews.tv/