Sulmohet autobusi i rojeve të sigurisë së Presidentit, 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në Tunizi.Objektivi i sulmit ishte një autobus që transportonte rojet e sigurisë të Presidentit të vendit në kryeqytetin Tuniz.Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, por mediat njoftojnë se shpërthimi ndodhi në rrugën “Muhamed”, një prej zonave kryesore në Tuniz.Në vendngjarje ndodhen shumë ambulanca dhe forca policore, teksa gjithë zona e qëndrore e kryeqytetit është izoluar nga forcat e sigurisë.Tunizia ka qenë shpesh në shenjestër të militantëve të Shtetit Islamik.Në qershor të këtij viti 39 persona humbën jetën gjatë një sulmi në plazhin Sus, i cili frekuentohet masivisht nga të huajt.4816713_9_27a1_police-help-to-make-way-for-an-ambulance_10832165bd4dde19da84db991d5d2bc34816714_6_8273_2015-11-24-9b6d581-5800820-01-06_fdd1b8085aa15b1e04d89b90794984f5