“Metropolitan Incubator”, projekti i studentëve që përmirëson shërbimet

Universiteti Metropolitan Tirana për herë të parë sjell një mënyrë të veçantë për të rinjtë në mënyrë që të vënë në zbatim idetë e tyre që kanë si qëllim përmirësimin e nivelit të shërbimeve në vend.“Metropolitan Incubator” ka mbledhur prej dy muajsh bashkë të rinj inteligjent për të hartuar dhe vënë në zbatim aplikacione dhe shërbime në kuadër të projektit “Tirana Smart City” , të cilat janë prezantuar në prani të kryetarit të Bashksisë së Tiranës.Studentë të Universitetit Metropolitan në kryeqytet kanë hartuar dy projekte risi që do ta bëjnë më të lehtë jetën e përdithshme në transport, administrim, komunikim, riciklim etj.Tirana Smart City dhe Incubator quhen dy projektet të cilat janë prezantuar në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.Ndër projektet e iniciuara nga studentët ekselentë bie në sy matja e ndotjes se ajrit në kryeqytet.Produkti i parë i vënë në zbatim nga “Metropolitan Incubator”, ambjenti që ndërlidh identë e studentëve të apasionuar pas teknmologjisë, një pajisje që në pamje të parë duket si biçikletë por që kryen dy funksione për të mbajtur trupin në formë nëpërmjet ushtrimeve por në të njëjtën kohë karikon edhe pajisje të ndryshme si celulare.