Mariglen Dervishllari është kunati i xhihadistit shqiptar, Aldo Kobusi
I riu shqiptar Mariglen Dervishllari me origjinë nga Pogradeci, i vrarë si luftëtar i ISIS në Siri është kunati i xhihadistit shqiptar Aldo Kobuzi.Mariglen Dervishllari është bashkëshorti i Serjola Kobuzi, motra e Aldo Kobuzit. Së bashku me nënë e tyre Donika Coku janë personat e shpallur në kërkim nga policia Italiane në kuadër të operacionit “Martesa”, i cili çoi në shpartallimin e një celulës xhihadiste italo-shqiptare me lidhje krushqie mes tyre, e në arrestimin e disa personave me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitetin e terrorizmit ndërkombëtar.Nën pranga kanë përfunduar shqiptarët Baki Coku, daja i Aldo Kobuzit e Arta Kacabuni, tezja e Aldo Kobuzit, njëkohësisht dhe të Serjola Kobuzit, bashkëshortes së të vrarit Mariglen Dervishllari.Aldo Kobuzi është i martuar me Maria Serxhio Xhulia të parën grua italiane të rekrutuar në Luftën e Shtetit Islamik, e aktualishtë ndodhen së bashku me Serjolën e nënë Donika në Siri.Gjithashtu operacioni “Martesa” çoi dhe në arrestimin prindërve dhe motrës së xhihadistes italiane.Mariglen Dervishllari rezulton i martuar me Serjola Kobuzin kur ajo ishte në moshë ende minorene, në vitin 2013. Po atë vit ai rekrutohet si luftëtar i ISIS e niset drejt Sirisë, ku dhe plagoset rëndë e sëmuret nga leucemi.Mediat italiane kanë kofirmuar prej dsia muajsh lajmin e vdekjes së tij në Siri.Më 2014 siç e konfirmojnë dhe përgjimet telefonike të kryera nga policia italiane, Mariglen Drvishlari flet në telefo me imamin shqiptar Byjar Hysa të cilit më 1 janar të 2014 i thotë, "Po të coj kunatin tim ( duke iu referuar Aldo Kobuzit), i kam dhënë numrin tënd të telefonit."