Manjani: Tenderokracia, kapsllëk intelektual administrativ

Gjatë takimit me drejtues të burgjeve, ministri i Drejtësisë ngriti edhe shqetësimin e tenderave në administrë, i cili i konsideroi kapsllëk intelektuar. Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga ky fenomen.Manjani: Nuk shkon kjo histori që të katandiset institucioni i sigurisë kombëtare në çështje tenderash. Kush bën tenderin. Tenderokracia është problem i madh, jo vetëm tek burgjet, se hataja ndodh gjithandej. Në tërësi administrata publike është zhytur në tenderokraci dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje të ikim nga ky kapsllëk intelektual administrativ, ku fjala kompetencë dhe detyrë nënkupton tender. Ç’janë këto historira.