PD thirrje për marshim proteste më 8 dhjetor: Koha e qeverisë ka mbaruar

Nga Vau i Dejës, ku u takua me qytetarë e tregtarë, kryetari i opozitës i ftoi të gjithë në Tiranë më 8 dhjetor, për nisjen e protestës kundër qeverisë. Lulzim Basha listoi premtimet të pambajtura sipas tij të qeverisë, për të cilat bëri përgjegjës Kryeministrin Edi Rama.Nga Vau i Dejës ku u takua me qytetarë e tregtarë, Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi shqiptarët në 8 dhjetor në marshimin e madh kundër qeverisë. Duke listuar premtimet e pambajtura dhe reformat që sipas Bashës po zhysin popullin në varfëri ai ftoi të gjithë të frenojnë përgjegjësit.Lulzim Basha: “Bëhemi gati që gjeneratës së re, njerëzve që e duan me gjithë shpirt Shqipërinë dhe janë gati që për Shqipërinë të sakrifikojnë të bashkohemi me 8 dhjetor të largojmë bandën e Edi Ramës me 40 hajdutë e të marrim në dorë fatet për të qeverisur Shqipërinë siç e meritoni ju."Banorët e tregtarët shprehen pakënaqësitë për rritjen e taksave, faturave të energjisë elektrike.Qytetar: “Na hoqën prej pune për shkaqe të arsyeshme, mua dhe vajzat e mia.”Qytetar: “Të 8 familjarët nuk i kemi të punësuar.Invalidët kanë mbështetje minimale."Qytetar: “Legalizimet falas ku janë? Dua ta di edhe prej jush edhe prej qeveritarëve. Unë kam paguar 2 milionë me faturë kurse ai personi tjetër ka paguar një milionë. Ku shkojnë këto para? Ta dij unë."Gjatë vizitës në Vaun e Dejës Basha ndaloi dhe në hyrjen e një bilardoje, ku ironizoi Kryeministrin Rama që pak kohë më parë zhvilloi një lojë në Lezhë. Kreu i selisë blu shoqërohej në këto takime nga drejtues lokal të PD-së dhe deputete të Shkodrës. /Oranews.tv/