Sherr masiv mes azilantëve shqiptarë dhe marokenë në Dresden, 3 të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2015, 11:58
Një grup azilantësh shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me azilantë marokenë në një kamp në Dresden të Gjermanisë.Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës e së shtunës së 22 nëntorit në rrugën “Nothnitzer” , shkruan media gjermane MOPO24.Në përleshje mësohet të jenë përfshirë rreth 60 azilkërkues që gjuanin njëri-tjetrin me gurë e objekte të tjera.U deshën të ndërhyjnë 48 oficerë policie për të risjellë situatën nën kontroll. Mediat gjermane raportojnë për tre persona të lënduar.Nga deklaratat e policisë të dielën, janë ende të paqarta shkaqet e mosmarrëveshjes.