U vra në Siri, familjarët e 27-vjeçarit: Na tha se do shkonte në Francë
Një ditë pas lajmit të vrasjes në Siri të Mariglen Dervishllarit, familjarët që banojnë në Rrëmenj të Pogradecit, rrëfejnë se lajmin e kanë mësuar nga mediat. Ndërsa 27 vjecari ndodhej në Siri prej një viti bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Sipas tyre marigleni u kishte thënë se do të shkonte në Francë për punë.Gjyshja e Mariglenit: Hollësisht nuk i mbaj mend, por sa dëgjova Marigleni është vrarë nuk po më mbantë koka më. Ne na tha krushka e ëma e nuses se Marigleni vdiq nga leuçemia. Na thanë në datën 15 qershor të 2014 që vdiq, kështu na tha krushka që ishte andej bashkë me nusen e djalin dhe Aldo Kobusin. Menduam se ndoshta ishte gjallë deri mbrëmë. Ai i tha të atit që do shkoj në Francë për punë, se këtu nuk kishte punë. Shtëpinë e ka të mirë, nuk i mungonte asgjë. Marigleni punonte me ndërtim, me të atin. Shkonte në xhami prej dy vjetësh, po nuk e di. Shoqëria e mori në qafë.27-vjeçari kishte qenë më herët në Siri ku kishte mësuar edhe gjuhën arabëGjyshja e Mariglenit: Ishte një vit e gjysmë në Siri që mësoi gjuhën arabe, e shkruante dhe e lexonte, pastaj u kthye këtu që bënë shtëpinë. Ai nuk na tregoi që ishte në Siri, por u kthye dhe na tha jam i sëmurë nga nervi, bëri disa gjelbëra u përmirësua dhe pastaj iku prap.Hoxha i fshatit Rrëmenj e kujton 27-vjecarin e vrarë në Siri si një besimtar të devotshëm, por jo radikal. Ndërsa distancohet nga akte terroriste në emër të fesë.Hoxha i fshatit: Njëri me karakter, vinte në punë, pastaj falte namazin. Nuk kishte nga këto virtyte, kur ne na urdhëron Komuniteti Mysliman. Xhihad bën edhe kruqi i kuq, i jep bukë, ujë.Me vrasjen e 27-vjecarit Mariglen Dervishllari shkon në dy numri i të vrarëve për Shtetin Islamik nga fshati Rrëmenj i Pogradecit. Në 2013 gjatë luftimeve në Siri humbi jetën edhe Dorian Kuqo.Prej fillimit të këtij konflikti në Siri janë vrarë 14 shtetas shqiptarë.[caption id="attachment_623656" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gjyshja e Mariglen Dervishllarit, te vrare ne Siri[/caption][caption id="attachment_623655" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Hoxha i fshatit Rremenj[/caption]