Kryeparlamentari Meta të enjte në Itali, i jep udhëzimet Idrizit për seancën plenare

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi janë parë në ambientet e hotel Rogner duke konsumuar një kafe.Burime të Ora New konfirmojnë se kryeparlamentari Meta i ka dhënë udhëzime nënkryetarit të Kuvendit Shpëtim Idrizi për seancën e radhës plenare të së enjtës, pasi vetë Meta nuk do të jetë i pranishëm për të drejtuar punimet në Kuvend për shkak të një vizitë zyrtare në Itali.Meta, Vasili dhe Idrizit kanë  konsumuar kafen në hotel Rogner, ndërsa Ora News ka mundur të fotografojë momentin e takimit.