Maxhoranca rrëzon ligjin për hetimin ndërkombëtar të CEZ

Mazhoranca në Komisionion e Ligjeve rrëzon ligjin për hetimin ndërkombëtar të CEZ.Deputeti i LSI-së Petrit Vasili abstenoi.Pak më parë deputeti i PS, Vexhi Muçmata tha se ligi për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh ne kushtetutën.Në Komisionin e Ligjeve, Muçmata tha se në Kushtetutë, Prokuroria është i vetmi irgab hetimor.“Ligji për hetimin  ndërkombëtar të CEZ bie ndesh me kushtetutën, e cila shkelet në nenin ku thuhet se Prokuroria përcaktohet si organ hetimor. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ketë kompetencat e hetimit. Kërkohet të ndryshohet një ligj me 3/5 përmes një ligjit të thjeshtë. Ky ligj, për hetim ndërkombëtar të CEZ duhet të rrëzohet”, u shpreh Muçmata.Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për një tjetër hetim ndërkombëtar, që ti qëndrojë kohës dhe për këtë duhet parë kodi i procedurës penale.