"Kaçanik", në familjen e Lavdërim Muhaxherit, dhe rekrutimi i të rinjve në IS
“Kaçaniku” qyteti në jug të Kosovës, vendi ku ka lindur dhe Lavdërim Muhaxheri, ka qenë objekt i një reportazhi të emisionit “Le Iene” transmetuar mbrëmjen e 23 nëntorit në Canale 5.“Lavdërim Muhaxheri është pikë referimi për të gjithë xhihadistët që vijnë nga Ballkani” thotë gazetari Italian i cili udhëton drejt banesës ku jetojnë vëllezërit e Lavdërim Muhaxherit.“Çfarë mund të bëjmë ne. Ai ka shkuar atje ne nuk dimë çfarë të bëjmë?”I vëllai i Lavdërimit pranon se në video është vëllai i tij por beson se skena kur djali qëllohet me antitank është e “montuar”. “Nuk është kafshë është njeri” thotë aiAi tregon se nuk i ka shkuar ndonjëherë mendja për tu bashkuar me Muhaxherin në këtë luftëGazetari: Nuk ju ka thënë ndonjëherë që ju jeni vëllezërit e mi bashkohuni në luftën tonë të shenjtëVëllai i Lavdërimit: Jo, jo edhe po të na thërrasë nuk shkojmë. Atje është luftë. Nuk di[caption id="attachment_623500" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ne te majte - vellai i L. Muhaxherit[/caption]
Në qendër të Kaçanikut ka dhe shqiptarë të cilët e quajnë 'kurajoze' veprimet e Muhaxherit.Nga Kaçaniku është dhe një xhihadist tjetër, zv/ komandant i cili pak kohë më parë publikoi një video ku kërcënonte me Shqipërinë e Ballkanin.“Të gjithë e dinë që djali im është në luftë” thotë e ëma.“Nuk ka shkuar për para pasi po të kishte shkuar për lekë do ia kishim parë hajrin. Ai ka thënë se ka shkuar në luftë për Allah. Ai e di më mirë dhe Zoti lart. “Cfarë faji ka fëmija dhe nëna” thotë e motra.[caption id="attachment_623520" align="alignnone" width="636"]
Ne foto: Motra e nje prej zv/komandanteve shqiptare te ISIS[/caption]
Ne shtepine e Faikut dhe akuzat per imamet ne KosoveGazetari Italian shkon dhe në shtëpinë e Faikut, një shqiptari të cilit i kanë shkuar të dy djemtë në Siri.Njëri është vrarë, ndërsa tjetrin nuk e lënë të kthehet. Madje vetë ka shkuar deri në Aleppo për të marrë djalin por nuk është lejuar, ndërsa shton se tmerret që ka parë me sy nuk tregohen."4 muaj para se të shkonte ndëpreu punën dhe çdo ditë qëndronte me imamë" thotë i atiNdërkohë që gazetari tregon se i riu stërvitej çdo ditë."Me mua nuk foli asnjëherë pasi e dinte se unë nuk isha dakord" Disa hoxhë në Kosovë manipulojnë të rinjtë dhe dërgojnë në luftë fëmijë 13- 17 vjeçarë. Tre ditë pasi ishte në Siri u pendua dhe donte të kthehej por nuk mundte"Gazetari: Kur iku djali juaj, iku me gjithë imamët?Babai:Imamët nuk u intereson të shkojnë vetë, u interesojnë të bindin njerëzit të shkojnë atje.Gazetari: Djali juaj tani është një martir?Babai: Martir është kur lufton për vendin tënd. Në momentin kur del jashtë kufirit je mercenar.Vetë ka shkuar për ta kërkuar deri në Siri ku tregon tmerret që ka parë. Ndërsa djali i dytë i tij ndodhet ende atje pasi nuk e lejojnë të largohet.Babai: Nuk kam lënë gur pa lëvizur për ta kërkuar. Kam shkuar në Siri. Kam arritur ta gjej në Aleppo. Kam shkuar deri tek dera e kampit por nuk më kanë lënë të futem brenda. Nëse do rikthesh në kujtesë atë që ke pare atje nuk fle më natën.Kam parë fëmijë dhe djem me koka të prera. Kam parë gra burra pleq, njerëz që vriten në rrugë kot" “Djali i madh shkoi të luftonte në Siri. Mori dhe familjen. Atje është vrarë. Djali i dytë është në Siri. Ka shkuar për të marrë fëmijët por nuk e lejojnë të kthehet.[caption id="attachment_623532" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Faiku: Imamet ne Kosove po manipulojne te rinjte[/caption][caption id="attachment_623526" align="alignnone" width="634"]
Nje prej djemve te Faikut, qe shkoi ne Siri dhe Faiku duke rrefyer[/caption] Apeli për të rinjtë që duan të rekrutohen? "Ta harrojnë kjo është luftë e pakuptimtë. Nuk është ky islami i vëretë. Mos ta bëjnë këtë gabim se është një gabim shumë i madh"
Këtu mund të shikoni emisionin e plotë të LE IENE/Oranews.tv/