Shqipëria ka 1892 Monumente të Kulturës, Kumbaro flet për ikonat e Thimos

E ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka bërë publik për herë të parë përfundimin e inventarizimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri deri në këtë moment. Sipas saj në vendin tonë gjenden 1892 monumente të tilla.Kumbaro: Unë sot kam kënaqësinë të ndaj edhe me ju, e kishim planifikuar për ta thënë në fund të dhjetorit, por po e them që tani. Sot e kemi të plotë deri tani inventarin e monumenteve të kulturës. Aktualisht  kemi 1892, (për herë të parë po e bëj publike këtë shifer), monumente të kategorisë së parë dhe të dytë, të organizuara për çdo qytet dhe çdo fshat, të ndara sipas llojit, të organizuara edhe sipas gjëndjes.Debati që shkaktoi transportimi i ikonave të sekuestruara nga prokuroria, ministrja u përgjigj se personalisht e ka pezulluar atë mënyrë transporti të tyre.Kumbaro: Bëhet fjalë për një sasi që nuk janë të gjitha ikona janë arte fakte që nga pjesa e ikonostasi, ikona dhe pjesë të tjera të së njëjtës natyrë të objekteve të kultit. Ajo fotografi që qarkulloi është vetëm fotografi e automjeteve të para që bën zhvendosje, ku nuk u lejua specialistëve të Galerisë së Arteve që të preknin dhe transportonin. Ndërhymë menjëherë, unë jam marrë personalisht me këtë cështje, i është pezulluar transporti. Kemi bërë të gjithë ambalazhimin sipas të gjitha kushteve të duhura, mbajnë një grup pune midis “Muzeut Historik”, qëndrës së inventarizimit kulturor,Pllaka e hequr e Sulemanit në Kalanë e Lezhës ka qenë një tjetër temë e bisedës, për të cilën zonja Kumbaro ka thënë se dëmtimi i monumentit është një akt barbar.Kumbaro: Nuk asnjëlloj kompleksi përsa i përket asaj pllakate. Unë e gjej barbare që nxirren inatet e vogla dhe meskinë dhe le ta quajmë të lagjes, dhe futen ca dasi pa asnjë lloj sensi në këtë pejsazhin e bashkëjetesës të njohur të Shqipërisë. Nxihet monumenti, dëmtohet, dhunohet dhe pazotësia e individëve dhe njerëzve shprehet duke dëmtuar monumentet sic janë zhgaravinat në kala, por ngelëm duke pastruar zhgaravinat në kalatë dhe monumentet dhe kalate e tjera, ku do doja shumë që njerëzit të ngriheshin per kete.Ministrja Kumbaro ka thënë gjithashtu se ministria ka gati draftligjin për pensionin e artistit, mënyrë e përcaktimit të statusit të tyre.Kumbaro: Koncepti i statusit të artistit si i tillë nuk ekziston në mënyrë të pavarur. Eshtë një koncept që deri vonë nga periudhat, nga regjimet e centralizuara sheterore. Vetëm një moment që shpreh statusin e artistit është momenti i Pensionit. Ne kemi gati draft ligjin per pensionin e artistit jemi ne negociata me MMRS sepse kemi diska diskutime qe kane te bejne me aspaktin financiar dhe juridik.kumbaro kumbaro