NATO: Avioni rus hyri në Turqi, Putin: Thikë pas shpine, një pilot i vdekur

Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në një zonë kufitare mes Turqisë e Sirisë.Me kërkesën e Turqisë, NATO thirri në një takim urgjent aleatët për të diskutuar mbi avionin rus, i cili u rrëzua në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë.  Incidenti ka shkaktuar polemika të shumta midis Kremlinit dhe Ankarasë.Ora 22:30 Një ushtar rus vritet në Siri gjatë kërkimit të pilotëveNjë ushtar rus u vra në territorin sirian gjatë misionit të shpëtimit të dy pilotëve në avionin e qëlluar Su-24.Ora 22:00 Pentagoni konfirmon: Avioni rus u paralajmëruaUshtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetur deklaratat e ushtrisë turke e cila pohon se ka paralajmëruar bombardimin rus 10 herë para se të qëllonin.“Ne mund të degjonim çdo gjë që po ndodhte, ata ishin në kanale komunikimi të hapura”- tha Kolonel Steve Ëarren.Ora 21:00 Stolenberg; Avioni rus hyri ne hapesiren  ajrore turkeSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg në një deklaratë nga Brukseli tha se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Kreu i NATO-s  ka mbështetur versionin e palës turke dhe tha se sipas një vlerësimi të aleancës avioni rus hyri në hapësirën turke. Ati tha se ka pasur kontakte me zyrtarë të Moskës dhe Ankarasë, por jo mes zyrtarëve të NATO-s dhe Rusisë. Stolenberg bëri thirrje për qetësi mes të dy vendeve për të mos përshkallëzuar situatënI ashpër ka qënë reagimi i Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka cilësuar sulmin e ushtrisë turke si një thikë pas shpine, të ardhur nga mbështetësit e terrorizmit. Lideri i Kremlinit tha gjithashtu kjo ngjarje do të ketë pasoja serioze për marëdhëniet Rusi-Turqi.Ndërkohë, Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë me dije anulimin e vizitës që kishte planifikuar të zhvillonte në Turqi ditën e mërkurë. Përfaqësuesit e Ankarasë janë rezervuar në prononcimin e tyre për mediat, por rrëzimi i avionit është marrë përsipër prej tyre.Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se “të gjithë duhet të respektojnë të drejtën  e Turqisë për të mbrojtur kufijtë”.“Ne nuk mund të flasim për një vend armik për momentin”, është shprehur Erdogan.Zyrtarët e dy shteteve kanë patur jo pak kundërshti në deklaratat paraprake. Sipas përfaqësueve të Moskës, avioni nuk e ka dhunuar hapsirën ajrore të Turqisë, ndërkohë që një gjë e tillë nuk pohohet nga pala turke.Një tjetër aspekt i paqartë është se Ankaraja pretendon që e ka paralajmëruar të paktën 10 herë Su-24-ën, përpara se të urdhëronte sulmin që sipas tyre u ndërmor nga dy avionë të modelit F16.Rusia nga ana tjetër, thotë se rrëzimi i avionit nuk ka ardhur si pasojë e luftës ajrore, por ka qënë një objekt ushtarak që ka goditur nga toka.Një video amatore që po qarkullon në internet tregon një pilotëve që ka humbur jetën, teksa gjendet i rrethuar nga forcat që kundërshtojnë Asadin.Ndërkohë, autoritetet po përpiqen që të zbulojnë vendndodhjen e pilotit tjetër, për gjetjen e të cilit janë angazhuar edhe disa helikopterë.Obama: Turqia ka te drejte te mbroje territorin e vet "Në qoftë se Rusia drejton energjitë e saj drejt Shtetit Islamik, gabimet kanë më pak gjasa të ndodhin”, tha Obama, duke shtuar se Turqia, si çdo vend tjetër , ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën ajrore të saj".[caption id="attachment_623993" align="alignnone" width="640"]2EC5B5E000000578-3331558-image-a-13_1448387359028 Piloti ne video eshte identifikuar si Sergei Rumyantsev, nje major ne forcat ajrore Shagol afer Chelyabinsk, ne lindje te maleve Urale ne Rusine jug-qendrore[/caption]asf Steinmeier: Ankaraja dhe Moska të vetëpërmbahenKreu i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje sot Rusisë dhe Turqisë të tregonin “vetëpërmbajtje” dhe “mirëkuptim”.“Shpresoj që vetëpërmbajtja dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë në të dy kryeqytete. Mesa duket një rreze e vetme shprese e shfaqur gjatë bisedimeve në Vjenë për çështjen e konfliktit sirian, është duke u shuar”, theksoi Steinmeier. Rusia publikon hartën: Nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajroreRusia i kundërvihet fotove nga radari të publikuara më herët nga Turqia. Përmes kësaj harte,Rusia pretendon se nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajrore.hartaOra 18: 15 Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Një pilot ka vdekur, nuk dihet fati i tjetritGazetarët rusë janë duke dhënë një informacion nga Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës një nga dy pilotët ka vdekur. Fati i pilotit të dytë mbetet e paqartë. Një helikopter që u dërgua për të shpëtuar pilotët u godit, duke e detyruar të kryejë një ulje emergjente dhe një nga marinsat në bord vdiq.Ora 18:04 Ushtria ruse: "Një nga pilotët ka vdekur”Rusët kanë kundërshtuar pretendimet turke që të dy pilotët rusë janë gjallë. Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak rus thotë se një nga njerëzit është i vdekur, raporton agjencia e lajmeve RIA.Ora 17:59 NATO: Avioni rus hyri në hapësirën ajrore turke para se të goditejNë Bruksel, zyrtarët e NATO-s thonë se avioni rus hyri në hapësirën ajrore turke para se të goditej. Më parë SHBA tha se inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati vetëm disa sekonda. Ambasadorët e NATO-s me sa duket besojnë se Turqia ka treguar më shumë vetëpërmbajtje. Diplomatët e pranishëm në takim thanë për Reuters se asnjë nga 28 të dërguarit të NATO-s  nuk mbrojtën veprimet e Rusisë.Ora 18:00  Hollande: Të mbyllet kufiri Turqi-Siri Hollande tha se në mënyrë urgjente duhet të mbyllet kufirin Turqi-Siri, për të parandaluar terroristët, të udhëtojnë për në Evropë.Ai shtoi se ai dhe Obama ranë dakord për të rritur sulmet ajrore kundër objektivave të IS ,në Siri dhe Irak.Ora 17:34 Obama: "Turqia dhe Rusia duhet të dialogojnë dhe të mos eskalojnë situatën”Presidenti Obama komentoi rrëzimin e avionit rus në hapësirën turke, duke deklaruar se Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën ajrore të saj.Ai theksoi rëndësinë që si Rusia ashtu dhe Turqia duhet të punojnë për të mos tensionuar më tej situatën.Sipas tij nëse Rusia do të përqëndrohet më tepër në luftën kundër ISIS, do pakësohen edhe shanset për gabime të tilla."Problemi është sepse fokusi i Rusisë ka qenë më tepër mbajtja në këmbë e Assad sesa luftimi i ISIL."Ora 17:30 Hollande: "Asad duhet të shkojë"Presidenti Hollande thotë se Assad duhet të shkojë, sepse ai është përgjegjës për shumicën e vdekjeve në Siri.Ai thase Franca mund të punojë me Rusinë nëse ajo përqendrohet në goditjen e ISIS."Ne kemi vendosur të  përshkallëzojmë goditjet tona kundër ISIS në Siri dhe Irak", tha Hollandë, i cili shtoi se rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i jep mbështetje të koalicionit kundër Daesh, një tjetër emër për ISIS.Ora 17:16 Obama: "Ne do të fitojmë dhe grupe si ISIL do të humbasin” Presidenti amerikan Barak Obama kritikon përsëri Rusinë. Ai thotë se sulmet ruse kundër opozitës së moderuar vetëm forcojnë ISIS, të cilit ai i referohet si ISIL.Në konferencën e përbashkët me presidentin francez François Hollande, ai përsëriti nevojën për të lëvizur larg nga Presidenti sirian Asad në bisedimet e Vjenës."Ata nuk mund të na mposhtin në fushën e betejës, ne nuk mund të lejojmë që frika të na ndajë."Ai tha se masat dhe detyrat për sigurinë duhet të shkojnë paralel me ato për refugjatët.Obama citoi kërcënimet e kaluara, luftërat botërore, luftën e ftohtë ku Perëndimi mbizotëronte."Nuk do të ketë ndryshim as kësaj radhe, ne do të fitojmë dhe grupe si ISIL do të humbasin."16:45 Shtëpia e Bardhë: "Inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati disa sekonda““Operacioni i Rusisë në Siri do të vazhdojë, pavarësisht rrëzimit të avionit luftarak rus nga ana e forcave ajrore turke”,  tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka thënë se shenjat e para janë se inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati çështje sekondash.Ora 16:38 Zyrtari turk: Dy pilotët rusë ende gjallë Pavarësisht nga raportet e mëparshme se dy pilotët rusë kanë  të vdekur, një zyrtar i qeverisë turke i ka thënë Reuters se ata janë ende gjallë dhe po punojnbë për të siguruar lirimin e tyre nga rebelët sirianë."Njësitë tona, të cilët kanë marrë informacionin se dy pilotët ishin gjallë, po punojnë për ti marrë ata nga rebelët e opozitës në mënyrë të sigurtë," tha zyrtari.Ora 16:32 Dy opsionet sesi Rusia dhe Turqia mund ti kundërvihen njëra-tjetrës Ndërsa Presidenti i BE-së, Donald Tusk, bëri thirrje për qetësi, analistët vlerësojnë se Rusia dhe Turqia në një afat të mesëm kanë dy opsione për të përshkallëzuar tensionin ndaj njëra-tjetrës.Rusia mund të rrisë çmimin e gazit rus, ndërsa Turqia mund të sigurojë mbështetje për kryengritësit brenda republikave kaukaziane ruse dhe në Krime. Rusia gjithashtu ka gjasa të hakmerret në mënyrë të tërthortë duke rritur mbështetjen për Partinë siriano-kurde Bashkimi Demokratik (PYD) dhe homologu i tij në Turqi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).Ora 16 55 Rekomandohet pezullimi i udhëtimeve  drejt TurqisëAgjencia Shtetërore e Turizmit, Rostourism po rekomandon pezullimin e shitjes së paketave turistike drejt Turqisë, informon agjencia e lajmeve ruse Ria newsOra 16: 51 Tusk bën apel për gjakftohtësiPresidenti i Këshillit Europian bën apel për qetësi. Përmes një postimi në Twitter Donald Tusk thotë: Në këtë moment të rrezikshëm pas rrëzimit të avionit rus është e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinëPutin: Turqia mbështet ISIS në tregtinë e naftësPas një takimi me Mbretin Abdullah të Jordanisë, lideri rus akuzoi Turqinë se po mbështet ISIS në shitjen e naftës.Putin: Prej kohësh kemi regjistruar lëvizjen e një sasie të madhe nafte dhe gazi  nga territoret e pushtuara nga ISIS në Turqi.Kjo shpjegon se nga po marrin financimet terroristët. Tani ata po na godasin me thikë pas shpine duke goditur  avionët tanë që po luftojën terrorizmin. Kjo ndodh pavarëisht marrëveshjes që ne kemi firmosur me parnerët tanë amerikanë për të ndaluar incidentet ajrore. Siç e dini Turqia është pjesë e koalicionit amerikan që duhet të luftojë terrorizminNëse ISIS po bën kaq shumë para, - ne po flasim për dhjetra ndoshta qindra miliona, ndoshta miliardë dollarë- në tregtinë e naftës, dhe ata janë të mbështetur nga forcat e armatosura të një shteti të tërë, është e qartë pse ata janë kaq të pafyturë dhe të guximshëm dhe pse po kryejnë sulme terroriste në të gjithë botën përfshi dhe EuropënLavrov anulon vizitën në AnkaraNdërkohë Lavrov anuloi vizitën e planifikuar për në Ankara të mërkurën për bisedime dy palëshe. Nga ana e autoriteteve turke thuhet se bisedimet do të mbahen siç ishte planifikuar16:00  Erdogan thërret takim urgjent të sigurisëPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan  thërret një takim urgjent të sigurisë ku bëjnë pjesë gjeneralët kryesorë, krerët e shërbimeve të inteligjencës, kryeministri Davutoglu dhe ministra të tjerë, informon CNNOra 15:07 Rrezohet dhe helikopteri rusRaportime ende të pakonfirmuara nga rebelë sirianë bëjnë të ditur se një helicopter rus është rrëziuar në provincën Latakia të Sirisë, gjatë përpjekjes për të rekuperuar pilotët e avionit të rrëzuar, shkruan the Guardian.Ora 15:00 Davutoglu: Kemi detyrë të mbrojmë territorin tonëKryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Turqia bëri detyrën e saj për të mbrojtur territorinDavutoglu: Duam që Komuniteti ndërkombëtar të dijë se ne jemi gati për çdo sakrificë kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të kufijve.  Rrëzimi i një avionic që dhunoi hapësirën turke sot duhet të shihet në këtë kontekst. Nuk pranojmë një qëndrim që vë në dyshim pavarësinë tonë. Por bota duhet të dijë se është e drejta jonë ndërkombëtare dhe kemi kemi detyrimet tona kombëtare të marrim masa kundër çdo kujt i cili dhunon kufijtë tanë në tokë dhe ajër, pavarësisht paralajmërimeve tona të shumta"Ora 14: 09 Putin: Rrëzimi i avionit,  thikë pas shpine.“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit”  kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit ushtarak rus në hapësirën ajrore kufitare të Turqisë me Sirinë paraditen e sotme.Në reagimin e parë Presidenti Vladimir Putin tha: Nuk mund ta përshkruaj ndryshe”Presidenti Rus deklaroi se avionic ishte 4 km brenda hapësirës ajrore në Siri. Ai shtoi se pilotët nuk ishin kërcënimVladimir Putin: Avioni ynë u qëllua nga një raketë ajër-ajër e qëlluar nga një avion turk F- 16. U rrëzua në territorin sirian, 4 km larg Turqisë. Asnjë nga pilotët tanë as avioni nuk kërcënonte territorin e TurqisëNe kemi analizuar çdo gjë dhe ngjarja e sotme tragjike do të ketë pasoja të rëndësishme përfshi dhe marrëdhëniet Rusi- Turqi. Ne gjithmonë kemi trajtuar Turqinë si një shtet mik.  "Nuk e di kush ishte i interesuar në atë çfarë ndodhi sot, por sigurisht që jo ne. Në vend që të marrin kontakt me ne, morën kontakt me partnerët e tyre në NATO për të diskutuar për incidentin sikur ne i rrëzuam atyre avionon dhe jo ata ne" Në fund Putin shtoi dhe këtë deklaratë provokative“Duan  ta vënë NATO-n në shërbim të ISIS? E kuptoj se çdo shtet ka interesat e saj rajonale dhe gjithmonë e kemi respektuar këtë, por nuk do të lelojmë një krim të tillë të bëhen të udhës. Dhe sigurisht ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të gjejë forcën për tu bashkuar në luftën kundër djallit të përbashkët.  asdasdasd Ora 13:00 Turqia: Kemi të drejtë të mbrojmë territorin sovranNga ana e saj Turqia thirri të dërguarin rus në Ankara dhe tha se ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Një zyrtar turk  deklaroi :  Nuk është një aksion kundër një shteti të caktuar. Avioni F 16 ndërmori hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin sovran të Turqisë"Ushtria turke tha se avioni u qëllua pasi hyri në hapësirën turke në provicën Hatay në orën 09: 20 minuta dhe pasi ishte paralajmëruar 10 herë në 5 minuta. Turqia publikoi imazhet e radarëve që tregonin se avioni kishte fluturuar në territorin e saj jugorTurqia thirrje për mbledhje të NATO-s sot në orën 17:00NATO konfirmoi mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë Ora 10:00 Polemika mes 2 vendeve, Rusia e mohon: Avioni nuk preku hapesiren ajrore turkeNë një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes ruse konfirmoi se avioni  SU – 24 ishte rus. Por mohon pretendimet turkse se avioni kishte dhunuar hapësirën ajrore duke shtuar se Moska ka prova se avioni ishte gjatë gjithë kohës në hapësirat ajrore të Sirisë. Rusia  thotë se rrëzimi i avionit nuk ka ardhur si pasojë e luftës ajrore, por ka qënë një objekt ushtarak që ka goditur nga toka.  Bëhet me dije se dy pilotët rusë kanë sistemin e parashutave të emergjencës, por ende nuk është zbuluar vend-ndodhja e tyre.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u informua nga kreu i ushtrisë, ndërsa kryeministri Ahmet Davutoglu urdhëroi konsultime me NATO-n dhe Kombet e Bashkuara.Këtë jave Turqia bëri thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth sulmeve ajrore në këto zona. Një javë më parë, Ankaraja thirri ambasadorin rus për të protestuar ndaj bombardimeve në fshatrat e tyre.  

Momenti kur dy pilotet shpetojme nga avioni rus i cili u qellua ne kufirin mes Turqise dhe Sirise . Video u publikua ne...Posted by Ora News on Tuesday, November 24, 2015
 [caption id="attachment_623588" align="alignnone" width="640"]2EC38DE000000578-3331558-Ejected_The_two_pilots_of_the_Russian_Sukhoi_24_jet_can_be_seen_-a-10_1448364132450 Dy pilotet me parashute[/caption]2EC2E5C500000578-3331558-image-a-17_1448364132562avioni rus Ora 09:30 Turqia qëllon një avion ushtarak rus në kufi me SirinëTurqia ka goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak, që thuhet se kaloi në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Sirinë. Mediat turke raportojnë se avioni ushtarak i qëlluar ishte rus, dhe video e postuar në kanalin televiziv Haberturk tregon se si avioni i përfshirë nga flakët rrëzohet.Një zyrtar ushtarak tha se avioni u qëllua nga F16-ta turke (avion ushtarak), dhe se pilotit të avionit të qëlluar iu dha paralajmërim paraprak. Fati i pilotëve nuk është ende i ditur.Sipas CNN-it turk, foto të postuara në rrjetet sociale tregonin dy pilotët që uleshin të sigurtë me parashutë në tokë.Avioni rus u rrëzua në zonën e njohur nga turqit si “Malet Turkmen” në veri të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, shkruan Reuters.Ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se avioni ushtarak u rrëzua në zonat malore në provincën Latakia dhe nuk dihet ende nëse është avion i forcave ushtarake siriane apo ruse. Kjo për shkak se edhe Rusia edhe aleati i saj, qeveria siriane, kanë kryer shumë sulme ajrore në këtë zonë.[caption id="attachment_623460" align="alignnone" width="640"]avioni rus 2 Avioni rus para se te qellohej[/caption][caption id="attachment_623459" align="alignnone" width="640"]avioni 5 Avioni rus i perfshire nga flaket pas qellimit[/caption][caption id="attachment_623458" align="alignnone" width="649"]ererer - Copy Avioni rus i perfshire nga flaket pas qellimit[/caption]avioni[caption id="attachment_623574" align="alignnone" width="640"]_86845890_b24122e7-a066-41d6-8462-8d2e1fdbf4f7 Avioni rus gjate renies ne toke[/caption] [caption id="attachment_623575" align="alignnone" width="624"]_86845888_0c7f07cd-4856-4450-bc69-87a8fececbc8 Avioni rus gjate renies ne toke[/caption][caption id="attachment_623584" align="alignnone" width="640"]2EC2E4A200000578-3331558-Conflicting_stories_Turkey_claims_they_shot_the_plane_down_as_it-a-12_1448364132552 Avioni rus i perfshire nga flaket[/caption]2EC2E52800000578-3331558-image-a-13_14483641325542EC2E4A200000578-3331558-Conflicting_stories_Turkey_claims_they_shot_the_plane_down_as_it-a-12_1448364132552[caption id="attachment_623585" align="alignnone" width="640"]2EC37CF500000578-3331558-Crash_site_Smoke_billowing_from_the_wreckage_of_a_Russian_Sukhoi-a-14_1448364132557 Tymi i shkaktuar pas rrezimit te avionit rus ne toke[/caption][caption id="attachment_623456" align="alignnone" width="640"]parashuta Nje nga pilotet e avionit rus qe po leshohet me parashute pas sulmit[/caption][caption id="attachment_623579" align="alignnone" width="624"]_86843950_29407b39-4127-4a93-962d-41cd34e41dfb Avion rus i llojit Su-24 , si ai qe u godit nga avioni turk[/caption][caption id="attachment_623472" align="alignnone" width="644"]A Turkish F-16 fighter jet takes off from Incirlik airbase in the southern city of Adana, Turkey, in this July 27, 2015 file picture. REUTERS/Murad Sezer/Files F16 Turk - avioni nga i cili u godit avioni ushtarak rus[/caption][caption id="attachment_623576" align="alignnone" width="633"]piloti Nje nga pilotet qe u hodhen me parashute nga avioni rus humbi jeten[/caption]