Policia italiane operacion në një qendër emigrantësh në Romë

Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion kontrolli në një qëndër strehimi emigrantësh në Romë.Kjo strukturë ka strehuar gjatë muajve të shkuar qindra emigrantë tranzit të ardhur nga Libia, Siria e Eritrea e që udhëtonin drejt vendeve të Europës veriore.Mbi 60 trupa të forcave të rendit kanë kryer kontrolle në dokumentacionin e identifikimin e emigrantëve të pranishëm në këtë strukturë duke i ndarë në grupe; personat me leje qëndrimi në Itali e personat pa dokumenta.Policia italiane ka larguar nga kjo qendër 23 emigrantë të parregulltë duke i strehuar në një strukturë tjetër deri në pritje të një vendimi të Ministrisë së Brendshme.Është ky një nga operacionet e para të policisë italiane një ditë pas hyrjes në fuqi të planit të sigurisë e rendit publik në kryeqytetin italian në Romë, në pritje të nisjes së eventit Viti Jubilar i Mëshirës proklamuar nga Papa Francesko më 8 dhjetor 2015.2aa5af08-3749-4f82-92b6-d0ddd2bc81e6 7ab745d9-8d35-48da-ab4d-94d80062b038 fdeffc3f-cf7a-4e2c-8c41-77cc08365f95