Justin Timberlake bashkëpunim me Rihanën?

Këngëtari, i cili po bën karrierë të fuqishme së fundmi, duket se ka plane të mëdha për ta shndërruar veten në një modul të teknologjisë, dhe është i vendosur ta përfshijë Rihannan në ringjalljen e rrjetit social MySpace. Megjithatë, gruaja e tij Jessica Biel, nuk është fort e kënaqur me këto lëvizje të Justin."Jessica ka dyshimet e saj sa i takon besnikërisë së Justin, dhe kur e di se ai po i afrohet Rihannas, kjo e bën atë nervoze. Ajo i ka thënë Justin se dëshiron ai të shmangë negociatat me të dhe t'ia lërë ato stafit të tij të biznesit, por kjo nuk është mënyra se si Justin punon"."Ai dëshiron ta joshë Rihannan në MySpace duke sponsorizuar koncertet e saj. Ai i është afruar asaj së fundmi me propozimin për t'i hequr një pesë të presionit të biznesit nga shpatullat e saj. Por ajo çfarë ai vërtet dëshiron është të sjellë projektet e saj të biznesit online  por edhe fansat e saj  në MySpace", ka thënë burimi.