Asosacioni dhe Demarkacioni, Opozita dorëzon peticionin në Presidencë
Tre partitë opozitare në Kosovë kanë dorëzuar te Presidentja e vendit Atifete Jahjaga një peticion me 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, që kundërshtojnë marrëveshjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe atë të demarkacionit.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, thonë se ky është shansi i dytë që po i japin Presidentes për të dëshmuar autoritetin e saj, si përfaqësuese e unitetit të vendit.Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se kriza politike duhet të shihet në rrënjët e saj dhe kjo ka të bejë me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve, asociacionin dhe demarkacionin.Sakaq në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca e radhës të mbahet më 30 nëntor në orën 11:00.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ripërsëritur thirrjen për opozitarët që t'i kthehen punës normale në Kuvend dhe ta lënë mënjanë gazin lotsjellës dhe dhunën.Por, para seancës partitë opozitare do të protestojnë më 28 nëntor, kundër qeverisë dhe marrëveshjeve të nënshkruara prej saj në Bruksel.