Rrëqebulli klasifikohet në listën e kuqe të kafshëve të rrezikuara nga zhdukja

Unioni Botëror për Ruajtjen e Natyrës ka klasifikuar në Listën e Kuqe për Llojet e Kërcënuara Rrëqebullin e Ballkanit si një specie e rrezikuar në mënyrë kritike.Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i kërcënuar i Rrëqebullit të Euroazisë i cili gjendet në zonën jug-perëndimore të maleve të Ballkanit në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.Për të parandaluar zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit, Unioni për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri në bashkëpunim me MES (Shoqata Ekologjike Maqedonase), jo vetëm por gjithashtu me mbështetjen e Fondacionit MAVA, po zhvillojnë që prej vitit 2006 “Programin për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit” e cila është një ndër projektet më të mëdha që po zhvillohet në Shqipëri nga shoqata PPNEA.Qëllimi i këtij programi është që të shpëtojë Rrëqebullin e Ballkanit një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike, si dhe të pregatisë terrenin për të ardhmen e kësaj specie kyç për ruajrjen e natyrës në Ballkanin Jug-Perëndimor.Lista e Kuqe për Llojet e Kërcënuara e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, është një sistem i cili përfshin informacion për bimët, kërpudhat si dhe kafshët të cilat përballen me zhdukjen globale.“Sipas Listës së Kuqe të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, Rrëqebulli i Ballkanit është klasifikuar si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike me kriterin D, duke qenë se numri i individëve të maturuar është më pak 50.Numri total i popullatës është llogaritur të jetë 27-50 rrëqebuj të pavarur (adult dhe të rinj) dhe 20-39 individë të maturuar.Shtrirja e tyre është e ndarë në dy bërthama, duke shënuar fragmentarizimin e popullatës.Një ndër këto bërthama ndodhet në Shqipëri, rreth zonës së malit të Munellës, midis rajonit Pukë - Mirëditë. Falë punës së PPNEA-së është vërtetuar që ekziston një popullatë e vogel me 4-6 individë afër me nënpopullatën e Parkut Kombëtar të Mavrovës, të cilat janë të vetmet bërthama të Rrëqebullit në Ballkanin Jug-Perëndimor.Gjatë viteve 1990-1995 si dhe 1996-2001 në Evropë deklarimet bazuar nga ekspertët e vëndeve të rajonit shënuan një ulje të dy popullatave si dhe të hapësirës së shpërndarjes. Njësimet e fundit të bëra nga “Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi kanë hasur që prej vitit 2008 me një stabilizim të numrit të popullsisë si dhe zonës së shtrirjes”/Oranews.tv/