Vjeshta magjike, Pema mijëvjeçare në tempullin kinez

Pema 1,400 vjeçare është kthyer në qendrën e vëmendjes të shumë turistëve në qytetin Xi’an të Kinës. Sipas raportimeve nga People’s Daily Online ajo është mbjellur që në kohën e dinastisë Tang në tempullin "Zen Buddhist" duke i mbijetuar kështu kohërave.