Opozita: Investimet më keq se në vitin 1997, u ulën me 60 mln dollarë
Ministri i Financave Shkëlqim Cani prezantoi projektbuxhetin për vitin 2016 në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave ku hasi kundërshti nga opozita në lidhje me shkurtimin e investimeve në shifrën e 60 milionë dollarëve.Ai e mohoi këtë pretendim të opozitës ndërsa u ndesh me konstatimin e ish Ministrit Bode se buxheti i vitit të ardhshëm është më i ulëti që prej vitit të krizës 1997.Tirane- Megjithëse shifrat në draft buxhetin e vitit të ardhshëm tregojnë se fondet për arsimin dhe investimet janë ulur ndjeshëm, Ministri i Financave ka deklaruar të kundërtën.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë Shkëlqim Cani u shpreh se synim për vitin e ardhshëm mbetet konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit publik në 70.9% nga 72.6 që është aktualisht.Shkëlqim Cani: “ Së pari ky është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe mirëqënie për qytetarët. Rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 34% . Tjetër është që investimet publike të pushtetit qëndror dhe vendor sëbashku do të jenë rreth 6% e prodhimit të brendshëm bruto ose 92 miliardë lekë ."Por për ish-Kreun e financave Ridvan Bode të dhënat tregojnë se investimet për vitin e ardhshëm janë ndër më të ultat ndër vite me rreth 60 milionë dollarë më pak.Ridvan Bode: “Në krahasim me fatin e vitit 2015 investimet publike u ulën me rreth 60 milionë dollarë më shumë.Është viti i tretë për të gjithë kategoritë prandaj konsumi ka rënë në ato parametra që thuhet.”Kreu i financave garantoi sërish se nuk do të ketë largime të punonjësve por vetëm transferim të tyre.Shkëlqim Cani: “Duhet të jemi realist dhe të themi të vërtetën që është rritur me 416. Pse është rritur? Mund t’iu jap disa shifra për shëmbull të vetëm pushtetit lokal.Për arsimin parashkollor dhe parauniversitar i janë shtuar 7101 punonjës, që po ta marrim gati e zeron të gjithë shifrën e uljes pra është bërë një transferim.”Të dhënat e projektbuxhetit 2016, tregojnë se janë ulur fondet për arsimin dhe infrastrukturën, ato të shëndetësisë qëndrojnë në të njëjtat nivele si këtë vit. Qeveria pritet të zbatojë një politikë të shtrënguar shpenzimesh vitin e ardhshëm duke ulur me 60 milionë dollarë fondin për investimet publike./Oranews.tv/