Përmbytjet në Tiranë, nis aksioni për shembjen e ndërtimeve mbi kolektor
Bashkia e Tiranës ka nisur aksionet për të shembur ndërtesa mbi kolektor dhe kanale kulluese. Kjo për shkak se bllokimi i tyre ka përsëritur përmbytjet. Një ndër ndërhyrjet e para është bërë në njësinë administrative nr 5, në një shtesë shtëpie. Bashkia ka paralajmëruar aksion në të gjithë tiranën dhe shembje edhe për objektet me leje por që kanë bllokaur kanalet kulluese.Një ditë pas përmbytjeve në kryeqytet, Bashkia ka nisur punën për shembjen e ndërtesave dhe objekteve të ndërtuar mbi kolektor.Sipas këtij institucioni ndërtimet pa kritere të viteve të fundit që kanë bllokuar kanalet kulluese, janë një ndër shkaqet e përmbytjeve.Shembulli i parë u dha në njësinë administrative nr 5, në rrugën “Mentor Xhemali”. Fadromat e Inspektoriatit Urbanistik shembën shtesat e një shtëpie mbi kolektor.Violeta Kika, administrator e njësisë 5: Është një ndërtim mbi kolektor që ka sjellë si pasojë bllokimin dhe krijimin e një situate ku që prej ditës së djeshme, në orën 04-05:00 të mëngjesit ku kemi pasur dhe përmbytje të tjera, unë jam ndodhur këtu për shkak të gjithë thirrjes që kanë bërë banorët për zhbllokimin e situatës. E gjithë zgjidhja përfundimtare vjen me projektin e ristrukturimit që kemi paraqitur në buxhetin e vitit të ardhshëmZonat më problematike ku kolektorët dhe kanalet kulluese janë bllokuar janë Lapraka, ndërtimet në rrugën “Siri Kodra” dhe në njësinë administrative 5.Sipas kryebashkiakut Veliaj do të shemben edhe objektet që janë me leje.