Ura e Bahçallëkut, rrezik shembje nga mjetet e tonazhit të lartë

Gropat e hapura në urën e Bahçallekut, amortizimi i të cilës sa vjen dhe shtohet po kthehen në kërcënim serioz për lëvizjen e automjeteve duke vënë në rrezik edhe bllokimin e qarkullimit për të hyrë në Shkoder.Prefekti Paulin Radovani së bashku me drejtues të autoritetit rrugor Shqiptar kanë inspektuar nga afër urën dhe premtuan ndërhyrje fillimisht provizore, e më pas sipas projektit të hartuar t'i jepet zgjidhje përfundimtare.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder: Kemi ndërhyrë në mënyrë primitive, me copa llamarine, me zgjidhje që nuk janë afatgjate. Tani situata është afatgjate, koha pavarësisht se është e keqe, është më e përshtatshme përsa i përket dëndësisë së makinave.Simon Prendi, inxhinjer i ARRSH: Gjendja është e rëndë, mendojmë t’i mbyllim trafiku të kalohet pa problem.Brenda pak ditësh do të nisë puna për riparimin e çarjeve në këtë urë, ku fillimisht do të vendosen 2 semaforë për kontrollin e lëvizjeve të automjeteve. Me rrezik shihen mjetet e tonazhit të lartë, pasi kalimi i tyre rrezikon shëmbjen e urës, ç'ka do të kishte pasoja më të rënda pasi ajo është e vetmja pikë hyrëse kryesore për në kryeqendrën e veriut. Ura e Bahçallekut është ndërtuar në vitet 70 dhe prej asaj kohe janë kryer vetëm riparimet të pjesshme dhe larg standarteve.