Vodafone dhuron gjak për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve me talasemi

Kompania Vodafone Albania ka dhuruar gjak për të prekurit nga talasemia. Drejtuesit e kompanisë celulare apeluan dhe kompanitë e tjera të ndihmojnë të sëmurët talasemikë.Kompania Vodafone Albania i është bashkuar nismës humanitare për të dhuruar gjak për të prekurit nga talasemia.Drejtoria e Burimeve Njerëzore Christina Samoulada i bëri thirrje kompanive të tjera t’i kushtojnë 10 minuta kohë nga dita e tyre kësaj kategorie të sëmurësh duke dhuruar gjak.Christina Samoulada: "Është viti i 10 që Kompania Vodafone i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq shqiptar për të dhuruar gjak. Unë dua ta shfrytëzoj këtë fushatë për t’i bërë thirrje të gjithë kompanive të tjera të gjejnë 10 minuta kohë nga koha e tyre për t’i dhuruar gjak."Përfaqësues të Kryqit të Kuq shqipëtar shprehen mirënjohje për kompaninë Vodafone që iu bashkua nismës vullnetare.