"Klik Ekspo Group", biznesi kinez shpreh interes për të investuar në Shqipëri

"Klik Ekspo Group", panairi ndërkombëtar ka çelur dyert në 21 nëntor. Në kuadër të panairit, Drejtori i AIDAS Genti Beqiri zhvilloi një takim me biznesin kinez, i cili ka hapur dyert dhe i ftoi ata të investojnë në Shqipëri për shkak të lehtësirave që ajo ofron.Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri vizitoi Panairin e "Klik Ekspo Group", në të cilin që prej 21 nëntorit kanë vendosur stendat e tyre biznese të mëdha vendase dhe të huaja.Më pas Beqiri zhvilloi një takim me përfaqësuesit e firmave kineze, duke i ftuar ata të investojnë në Shqipëri për shkak të lehtësirave që ajo ofron.Genti Beqiri:Për tregun kinez dhe popullin kinez Shqipëria është e njihur dhe nuk ka nevojë për të bërë një lloj prezantimi marketing në vetëvete. është mirë që të gjithë biznesi kinez të vijë ta shohë nëpërmjet panairit që "Klik Ekspo Group"organizon. Shqipëria ofron jashtëzakonisht shumë interes dhe është një vend i cili potencialet për të investuar dhe fushat në të cilat mund të investohet janë të shumta.Kreu i Dhomës së Tregtisë së Biznesit Kinez, Kevin Fu, u shpreh se ata e shohin Shqipërinë si vend me potenciale të mëdha:"Shqipëria është një portë kryesore për të hyrë në Ballkan. Volumi tregtar mes dy vendeve është rritur, por ka akoma shumë mundësi për të eksploruar dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës. Panairi është mundësi e mirë për të sjellë në optikën e të huajve prezantimin e Shqipërisë si një vend me burime të shumta dhe politika fiskale ndër më lehtësueset dhe më miqësoret në rajon".Salloni i biznesit kinez në Panairin e "Klik Ekspo Group" i inkuadruar në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve me 27 përfaqësues biznesi, tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kanë mbushur ambjentet e Panairit.