Alfano: Një bankë të dhënash për çdo udhëtar që kalon në kufirin italian
"Duhet një rishikim i shpejtë i normativave të traktatit Shengen, për të blindur kufijtë tonë të jashtëm e kotrolluar ato mes vendeve anëtare të BE", ka deklaruar ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano."Kur të hysh në Europë nga një vend jo anëtar BE, tha ai, kontrolli i dokumentave do të bëhet drejtpërdrejtë nga policia, e do të kotrollohet jo vetëm pasaporta, por dhe nëse personi ka dënime penale. Të gjitha informacionet do të dërgohen në një bankë qëndrore të dhënash e do të jenë të kosultueshme nga cdo vend i Bashkimit Europian."Ministri italian ka informuar gjithashtu se kontrollet do të shtohen dhe për këdo që udhëton dhe mes vendeve anëtare europiane.Shoqëritë e fluturimit janë të detyruara të ruajnë të dhënat e cdo udhëtari madje dhe vendi ku ai është ulur në avion. Të gjitha materialet do të jenë të kosultueshme nga policia europiane e për 4 vjet rresht do të jetë në dispozicion të gjitha të dhënat për cdo udhëtar."Këto masa janë një kushtëzim i privatësisë për secilin, tha ministri italian por është i justifikueshëm nga nevoja e rritjes së sigurisë."Gjithashtu ministri i Brendshëm Alfano ka informuar se gjatë orëve të fundit janë kontrolluar e monitoruar rreth 10 persona që jetojnë në Itali e janë frekuentues të propagandës ekstreme islamike. Anti-terrorizmi italian e shërbimet e inteligjencës kanë kryer gjithashtu kontrolle specifike në burgje e në qelitë e të burgosurve xhihadistë, si dhe është intesifikuar në bashkëpumi me shërbimet sekerete të vendeve të tjera europiane, monitorimi i siteve të propagëndës islamike.Prej të hënës 23 nëntor në kryeqytetin italain Romë ka hyrë në zbatim plani i ri i sigurisë e rendit publik, një provë e përgjithshme e ministrisë së Brendshme në prag të eventit të rëndësishëm "Viti Jubilar i Mëshirës", i shpallur nga Papa Francesko e që zë fill më 8 dhejtor. 2000 forca më shumë të rendit do të patrullojnë rrugët e periferitë e Romës, mjetet e qarkullimit publik, metrotë, stacionet hekurudhore, qëndrat tregtare, sallat e kinemasë, teatrot, bankat shkollat e kudo.