Pas sulmeve në Paris, Italia nis dëbimet, të parët janë 4 nënshtetas marokenë

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme italiane jaë dëbuar sot nga territori italian 4 persona me nënshtetësi marokene të akuzuar si përhapës të porpagandës xhihadiste.Katër nënshtetasit marokenë jetonin prej vitesh në provincën e Bolonjës e largimi i tyre nga territori italian është masa e parë pas atentateve të Parisit e ndërmarrë ndaj personave të dyshuar në Itali, për lidhje me grupet terroriste të shtetit islamik ISIS.Katër nënshtetasit marokenë rezultojnë të përfshirë në një hetim të nisur nga Prokuroria e Bolonjës më vitin 2010 me dyshimin e përgatitjes e mbajtjes së lëndës esploive, armë zjarri, lëndë kimike e bakterogjike me qëllim terrorizmi.Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën materiale e video të propagandës xhihadiste e mbi mënyrën e stërvitjes e rekrutimin në kampet e luftëtarëve të ISIS në Siri/Oranews.tv/