Ja momenti kur të riun në Dibër e merr rrjedha e lumit teksa punonte në HEC
Ky është momenti kur 27-vjeçari Adil Vladi rrëmbehet nga rrjedha e lumit të Armollës në Lurë të Dibrës, ndërsa po punonte bashkë me dy punonjës të tjerë për të pastruar kanalin e një Hidrocentrali.Ngjarja u regjistrua të dielën ( 22 nëntor 2015) dhe trupi i tij vazhdon të jetë akoma i zhdukur, pavarësisht kërkimeve nga policia dhe banorët e zonës.Situata në qarkun e Dibrës vazhdon të jetë problematike si pasojë e përmbytjeve.Kështu në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis në bashkinë Mat, janë rrezikuar të përmbyten 5 banesa dhe për këtë janë evakuuar 3 familje, ndërsa dy familje të tjera me 4 anëtarë janë ngjitur në katet e dyta dhe nuk kanë pranuar evakuimin.Në dalje të qytetit Burrel ka pasur rrëshqitje anësore si rezultat i reshjeve të shumta, të cilat janë pastruar nga dy fadroma të bashkisë Mat.Probleme janë krijuar në zonën Lurë në aksin rrugor rural Krej Lurë - Lurë e Vjetër, pasi është çarë aksi i rrugës për pasojë kanë mbetur persona në rrugë për të cilët është ndërhyrë nga Administratori i Njësisë Administrative Lurë dhe janë sistemuar nëpër familje.Ndërkohë një pjesë e madhe e fshatrave nuk furnizohen me energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet.[caption id="attachment_623282" align="alignnone" width="635"]
Ne foto: Momenti kur i riu rrembehet nga lumi[/caption][caption id="attachment_623336" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dy punojesit e tjere duke kerkuar te riun qe e mori lumi[/caption]