"Klik Ekspo Group"sjell në Tiranë 280 ekspozues ndërkombëtarë nga 25 shtete

Mbi 280 ekspozues ndërkombëtarë nga 25 shtete të botës kanë sjellë produktet e tyre në "Klik Ekspo Group"në kryeqytet. Një Panair i cili ka në thelb të tij biznesin, këtë herë vjen ndryshe pasi ai është i ndërthurur me kulturën.Në ceremoninë e hapjes së Panairit ishte edhe Ministrja e Kulturës Kumbaro e kryebashkiaku Veliaj, të cilët vlerësuan Panairin.Pasditen e 21 nëntorit ka çelur dyert në Pallatin e Kongreseve Panari Ndërkombëtar i 'Klik Ekspo Group', duke e kthyer kështu Tiranën në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare.Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit me temë “Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë” ishte Ministrja e Kulturës , Mirela Kumbaro si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Ministrja Kumbaro theksoi se, Panairi i Klikut është dëshmi që tregon sesi ka evoluar Shqipëria, sesi kultura nuk është një luks por një nevojë.Ndërsa për kryebashkiakun Veliaj ky Panair mbahet pikërisht në atë godinë që u ndërtua për t'iu kushtuar partisë që nuk besonte tek biznesi, tek prona e lirë tek investimi dhe ky është suksesi më i madh i këtij Panairi.Presidenti i “Klik Ekspo Group”, Luan Muhametaj, u shpreh se aktiviteti është i përbërë nga shumë investitorë nga shumë shtete.Luan Muhametaj: “Do japim dhe një vlerësim për punën e tyre që kanë bërë të dy në drejtimin, njëri të Ministrisë dhe tjetri të Tiranës ku jemi dhe ne”.Në Panair marrin pjesë mbi 280 ekspozues ndërkombëtarë nga 25 shtete.Kultura, për herë të parë do të sjellë gjurmën e saj në Panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar në vend.Në ditën e dytë organizatorët e panairit "Klik Expo Group" organizuan një mbrëmje gala në Pallatin e Brigadave ku te ftuar ishin pesonalitete të shquara.