Riparohen defektet në energjinë elektrike, 30 mijë abonentë ende në errësirë
Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Çela deklaron se është riparuar pjesa dërrmuese e defekteve të shkaktuara në rrjetin energjetik nga moti i keq i ditëve të fundit. Sipas tij, mungesë energjie ka vetëm te 30 mijë abonentë për shkak të avarive, ku vijon të punohet në terren për riparimin e tyre. Çela deklaron se janë marrë masat për ditët në vijim, ku pritet sërish përkeqësimi i motit.Pjesa dërrmuese e defekteve të shkaktuara në rrjetin energjetik nga moti i keq janë riparuar.Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Çela deklaron se është rikthyer energjia elektrike pothuajse te të gjithë konsumatorët, ndërsa po punohet në terren për riparimin e avarive të fundit.Adrian Çela: “Të dielën në mëngjes kur filloi furtuna ne kishim 192 fidra të dëmtuar. Sot që flasim janë më pas se 30 fidra të dëmtuar dhe numri i abonentëve që janë pa furnizim me energji është më pak se 30 mijë.Këto janë në operacion duke u përmisuar.”Kreu i OSHEE deklaron se janë marrë masat për të përballuar defekte të mundshme nga moti i keq ditët në vijim.Adrian Çela: “Ne kemi marrë njoftim që në ditën në vazhdim të javës pritet stuhi tufan në zona të ndryshme. Grupi i gadishmërisë rreth 2 mijë punonjës që janë ngritur rreth 26 grupe në të gjithë territorin janë në gadishmëri me bazë materiale dhe mjete. Atje ku nuk është e mundur të punohet , ku nuk ka kushte që e lejojnë sigurisht që nuk mund të kërkojmë të jashtëzakonshmen. Ne do të garantojmë furnizimin me energji në mënyrën maksimale.”Prioritet në furnizimin me energji elektrike do të kenë hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë, sic janë spitalet. /Oranews.tv/