Rikonstruktohet ura që rrezikonte jetën e nxënësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2015, 13:52
Rikonstruktohet ura që u rrezkonte jetën dhjetëra fëmijëve të shkollës 9-vjecare të fshatit Shegjës në Kucovë.Komuniteti i kësaj zone, të mbështetur edhe nga mësuesit, prej vitesh kishte ngritur zërin për rikonstruksionin e sajDhurata Agalliu drejtore e shkollës Shegjës: "Gati gati është rrezikuar jeta çdo ditë e nxënësve. Në kohën e shirave lumi fryhej dhe rrezikonte jetën e mësuesve dhe të nxënësve që kalojnë aty."Fermerët e zonës, rikonstuksionin e urës e shohin si një mundësi mjaft të mirë për të çuar prodhimet e tyre në tregNga dëmtimi i urës, rrezikonin jetën të paktën 300 banorë të dy fshatrave Bardhaj dhe Shegjës, të cilët duhet të kalonin patjetër mbi të për të shkuar në Kuçovë.
/Oranews.tv/