Iu dogj banesa, 5 familje kërkojnë ndihmë për t'u strehuar

Kur kanë kaluar 5 muaj nga dita kur iu dogjën shtëpitë, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e 5 familjeve pranë zonës së Ujësjellësit në Durrës, të cilët përkohësisht po qëndrojnë tek të afërmit e tyre.Ata kërcënojnë me vetëflijim, nëse institucionet nuk i ndihmojnë për t'u strehuar, ndërsa shtojnë se e kanë të pamundur të riparojnë gërmëdhat që mbetën pas zjarrit.Banorët thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me kryebashkiakun Vangjush Dako në lidhje me problemin e tyre, por nuk i ka pritur.“Kemi shkuar por na thonë se nuk kemi fonde. Nuk dimë  ç'të bëjmë, vetëm të vetëflijohemi” thotë një banore.“Çfarë do të bëj unë me pension” thotë një tjetër banore.Në 11 korrik të këtij viti, një zjarr i fuqishëm shkrumboi totalisht pesë banesa dhe një fabrike e përpunimit të drurit në Durrës, ndërsa fatmirësisht nuk u rregjistrua asnjë person i lënduar.durres banesa digjet/Oranews.tv/