Turi Ballkanik, Clinton-Ashton mbërrijnë në Prishtinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton mbërrijnë në Prishtinë.Në Aeroportin e Prishtinës, shefja e diplomacisë amerikane dhe ajo e diplomacisë evropiane janë pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.Ndërkaq, me përjashtim të njoftimeve se Clinton e Ashton do të qëndrojnë në Kosovë mbrëmjen e së martës nuk janë dhënë shpjegime tjera nga Ambasada Amerikane dhe Zyra e BE-së, ndërsa të mërkurën është paralajmëruar takimi i dy zyrtareve të larta ndërkombëtare me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ku më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për media.Vizita e sekretares Clinton dhe baroneshës Eshton në Prishtinë pason vizitat e tyre në Sarajevë dhe Beograd.Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kjo vizitë shihet si ecje përpara në procesin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet dy vendeve që, sipas kërkesave ndërkombëtare, duhet të përfundojë me një proces normalizimi të raporteve ndërmjet dy vendeve.