Daçiç: BE e SHBA të mos na shantazhojnë me njohjen e Kosovës

Ne i kemi vijat tona të kuqe, dhe njëra prej tyre është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Për çdo problem tjetër, ne jemi të gatshëm për të ofruar zgjedhje praktike. Kështu ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili pritet që këtë qëndrim t`ia bëjë me dije edhe sekretares amerikane të shtetit, Hillary Klinton dhe Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropia për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.“Ky do të jetë thelbi i dialogut tonë. Por, ne gjithashtu presim që rrethanat e tanishme të jenë të shoqërura edhe me përshpejtimin e integrimit të vendit tonë ", ka thënë Daçiç .Kryeministri serb ka thënë se nuk do të ketë kushte të vështira që do të caktohen dhe askush nuk do të shantazhojë autoritetet e Beogradit me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.Siç mëson Blic, temat kryesore të dialogut politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë të përcaktuara nga Brukseli. Temat janë prezantuar edhe në takimin e parë joformal në mes të Thaçit dhe Daçiçit në Bruksel. Por mund të ndodh që vetë Ashton të dorëzoj listën temave në dialogun e ardhshëm në mes Prishtinës dhe Beogradit.Temat e dialogut politik pritet të jenë institucionet paralele në veri të Kosovës, por edhe ato që Prishtina duke ofruar në territorin me popullsi të madhe serbe.BE dhe SHBA-të dhe më parë kanë kërkuar nga Beogradi pezullimin e institucioneve paralele, por, siç mëson Blic, një marrëveshje mbi transparencën e financimit të institucioneve serbe pritet të arrihet deri në takimet e ardhshme.Temë e dialogut politik pritet të jetë edhe pjesëmarrja e Kosovës në takimet rajonale. Po ashtu, është e mundur që njëra nga propozimet të jetë edhe themelimi i zyrave ndërlidhëse në mes Beogradit dhe Prishtinës.Brukseli dhe Uashingtoni janë duke këmbëngulur për hartimin e një platforme, gjë që lidershipi serb është prapa. Ndërsa këtë platformë, Kuvendi i Serbisë pritet ta miratojë deri në fund të vitit.