Rama: Bashkitë do nisin shpërndarjen e titujve të pronësisë, proçesi falas

 Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Roskoveci proçedura të lehtësuara për regjistrimin e titujve të pronësisë.Shefi i Qeverisë tha se pagesa për topografin do të jetë zero, ndërsa lajmëroi thjeshtim të proçedurave të regjistrimit pasi proçesi i hartografisë do të kalojë nga hipoteka tek ALUIZNI me qëllim shmangien e korrupsionit dhe pritjet e gjata.Edi Rama: ALUIZNI të mos përfundojë shërbimin ndaj qytetarit duke dorëzuar lejen e legalizimit dhe duke i hapur rrugë qytetarit të shkojë në hipotekë por të bëjë dhe pjesën e hipotekës. Dhe të njëjtën gjë që bëmë me ALUIZNI-n për shtëpitë do të bëjmë me Bashkitë për tokën bujqësore.Edhe kjo do të bëhet me të njëjtën proçedurë duke i vënë Bashkisë në dispozicion mundësitë që të ketë një ekip topografësh. Mos të jetë më historia që duhet të shkosh vetë ti si fermer të gjesh topografin, të masësh tokën, pastaj troket derë më derë, pastaj të kërkojnë qiqra në hell dhe para këtu e para aty. Por të gjithë këtë proçes ne ta bëjmë njësoj si legalizimin,falas.