Shqipëria, marrëveshje kundër shfrytëzimit të fëmijëve përmes Internetit

Zëvendës/Ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea përfaqësoi Shqipërinë në Samitin global me temë “Ne mbrojmë fëmijët online” mbajtur në Abi Dabi, ku morën pjesën rreth 50 vende.Në Samit u diskutua për zhvillimin e mekanizmave për veprime të përbashkëta që të sigurohet identifikimi dhe mbrojtja e viktimave si dhe parandalimi i përdorimit të gabuar të internetit, si mënyrë për shfrytëzimin e fëmijëve.Në fund të Samitit u firmos një marrëveshje e përbashkët, ku shtetet anëtare angazhohen për punë konkrete dhe të koordinuar në këtë drejtim.