Nishani në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Institucionet t'i japin garanci qytetarëve se s'ka vend për panik

"Qytetarëve shqiptarë duhet t’u jepet garanci se nuk ka vend për panik". Këta ka kërkuar kreu i shtetit, Bujar Nishani nga institucionet dhe drejtuesit e tyre qe i kishte mbledhur sot (21 nëntor) në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e krijuar në rang global, evropian dhe në veçanti rajonal si pasojë e sulmeve terroriste të kohëve të fundit në Paris, në Mali, etjMbledhja, e cila nisi në orën 19:00 zgjati gati 1 orë e 30 minuta dhe pa praninë e medias.Fjalën e hapjes e ka mbajtur Presidenti Nishani, i cili mësohet se  i ka kërkuar institucioneve të shtetit se “duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të palëkundura garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese dhe se janë ngritur dhe janë plotësisht operacionalë mekanizmat e reagimit e të përballjes me rrezikun e sulmeve të mundshme.”Po ashtu "Nishani vlerësoi masat e marra nga qeveria si dhe angazhimet shumë serioze të agjencive ligjzbatuese në vend për të bashkërenduar veprimet konkrete edhe me partnerët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.”Kreu i Shtetit vuri në dukje se në vijim të konkluzioneve të Këshillit Evropian për luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është plotësisht e angazhuar për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të fluksit të korridorit të emigrantëve dhe për parandalimin e trafikimit të armëve, edhe në kuadër të platformave rajonalë për këtë qëllim. Ndërsa vuri theksin se Shqipëria si anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE ka detyrimet dhe përgjegjësite e veta.Në takim, krahas Presidentit ishin të pranishëm edh kryeministri Rama, Ministri i Jashtëm Bushati, Ministri i Brendshëm Tahiri, Shefi i Shtabit të të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Baze dhe Drejtori i SHISH Ajazi Lika.Pas sulmeve terroriste ne Paris, të gjithë autoritetet shqiptare ishin në një linjë se Shqipëria nuk është imune ndaj ekstremizmit, dhe për t’u përballur me këtë rrezik, qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të hartuar nga ekpertë vendas e të huaj.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se qendrat tregtare, sheshet publike dhe institucione të ndryshme duhet të pajisen me masa shtese për parandalimin e akteve terroriste.[caption id="attachment_622123" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption][caption id="attachment_622122" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise1 Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption][caption id="attachment_622121" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise2 Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption]