Përfundon operacioni policor në Paris, 7 persona në pranga, 2 të vdekur
Të shtëna me armë zjarri janë shkëmbyer në periferit të Parisit, pasi policia anti-terror rrethoi një apartament ku besohet të jetë fshehur organizatori dhe financuesi i sulmeve të së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud.Të shtënat janë shkëmbyer ndërmjet tre terroristëve të dyshuar dhe policisë gjatë operacionit të policisë në zonën e quajtur Saint Denis, që filloi rreth orës 4.30 të mëngjesit.Raportet tregojnë se objektivi i rrethimit të policisë është Abdelhamid Abaaoud. Më parë mendohej se ai ndodhej në Siri.Kanali francez i lajmeve BFMTV, thotë se besohet se bashkë me Abaaoud-in fshihen edhe i kërkuari kryesor nga policia franceze, Salah Abdeslam, si dhe një xhihadist tjetër i paidentifikuar.[caption id="attachment_619658" align="alignnone" width="635"]
Ne te majte:Abdelhamid Abaaoud ; Ne te djathte: Salah Abdeslam[/caption]Sipas gazetës franceze Le Monde burimet policore flasin per 2 persona të vdekur nga operacioniTë shtëna me armë zjarri dhe të paktën 7 shpërthime të vogla, të shkaktuara nga granada dore janë dëgjuar teksa rrethimi vazhdon.Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe larg dritareve. Disa të tjerë janë evakuuar në strehime të përkohëshme. Policia ka konfirmuar se tre prej oficerëve janë lënduar.Mediat franceze në fillimisht raportuan se bastisja ishte pjesë e një operacioni për të kapur të dyshuarin e nëntë të përfshirë në sulmet terroriste natën e së premtes në kryeqytetin francez, i cili mendohet të jetë në arrati.Në vendngjarje kanë ardhur dhe forcat speciale SWAT të cilat kanë rrethuar zonën me dhjetra makina dhe furgonë policie.Ora 11:30 – Përfundon operacioni i policisë në Saint DenisKa përfunduar operacioni i policisë franceze që nisi këtë mëngjes në zonën Saint Denis në periferi të Parisit për kapjen e personave që dyshoheshin të kishin lidhje me sulmet e së premtes në kryeqytet.Ministri i Brendshëm francez u bëri thirrje 15-20 mijë njerëzve që jetojnë në atë zonë që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.7 persona u arrestuan nga bastisja, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.Një grua hodhi veten në erë me eksploziv, dhe përveç saj raportohet edhe për një person tjetër të vdekur.Nga operacioni u plagosën disa oficerë policie.

Ora 09:50 – Arrestohet një person gjatë bastisjesNjë person me bluzë të bardhë është arrestuar nga oficerët e policisë gjatë bastisjes së tyre në periferi të Parisit. Ndërkohë që numri i forcave policore dhe atyre ushtarake është shtuar shumë në zonën Saint Denis. 15 persona, përfshi këtu edhe fëmijë janë evakuuar nga zona.
Ora 07:22 – Policia: Tre të arrestuar nga bastisjaTre persona janë arrestuar gjatë operacionit policor e ushtarak në Saint-Denis, sipas Agjencisë franceze të lajmeve AFP.Ora 07:20 – “Një kamikaze femër mes të vdekurve” Mes të vdekurve në operacionin e zhvilluar në zonën Saint Denis në periferi të Pasrisit, është një grua e cila kishte rrip me eksplozivë. Associated Press duke cituar burimet policore raporton për tre oficerë policie të plagosur gjatë operacionit.Ora 07:15 – “Tre të armatosur të vrarë” në Saint DenisNjë tjetër i armatosur është vrarë nga forcat policore, duke e çuar në 3 numrin e të vdekurve raportojnë mediat franceze. Nuk dihet ende nëse ka të armatosur brenda ndërtesësOra 07:08 - Operacioni “kundër Abdelhamid Abaaoud dhe 5 vetave të tjerë”Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se policia beson se organizatori i dyshuar i sulmeve të së premtes, Abdelhamid Abaaoud, fshihet në apartamentin ku po ndodh bastisja në Saint Denis, sëbashku me 5 persona të tjerë të armatosur.Ora 6:59 – Dëgjohen 7 shpërthimeTë paktën 7 shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në vendngjarje, gjatë operacionit të policisë Saint Denis, raporton Associated Press
