Ekspertët: Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të mos zgjidhen nga politika

Ekspertët dhe grupet e interesit nuk ndajnë të njëjtat qëndrime mbi përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas propozimeve të reja, ky këshill do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prokurorë dhe 5 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti. Edhe pse misioni i Euralius 4 është pro kësaj metode, prokurorët nuk e pranojnë një gjë të tillë.Në tryezën e radhës për reformën në drejtësi, Prokurori Bujar Sheshi, u shpreh se ndërhyrja e parlamentit në vendimmarrje, krijon varësi të sistemit nga politika.Bujar Sheshi: Nuk ka ndonjë ndryshim të madh përsa i përket zhveshjes së drejtimit të politikës ndaj sistemit. Fakti që 5 nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përsëri zgjidhen nga politika. Ai raport 6 me 5 anëtarë të jashtëm të zgjedhur nga politika, përsëri politika do të ndikojë në institucione.Edhe emërimi i prokurorëve, shkaktoi debate. Çdo prokuror duhet të ketë përfunduar shkollën e Magjistraturës, por kryetari i dhomës së avokatëve penalistë, Saimir Visha kërkoi që të mos ketë kufizime për studentët që studiojnë jashtë, edhe nëse mesatarja nuk ua lejon vijimin e shkollës së magjistraturës. Pjesë e diskutimeve ishin edhe përfaqësues të opozitës dhe Presidentit, të cilët njëzëri deklaruan se në këtë reformë mungon gjithëpërfshirja.