Parkingu i dytë publik, Veliaj: Më mirë ta menaxhojë Bashkia se deputeti i PD
Kryeqytetit i shtohet dhe një tjetër parking publik me pagesë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përuruar parkingun pranë stadiumit Selman Stërmasi. Sistemi edhe në këtë parking do të jetë elektronik më një tarifë 100 lekë orë qëndrimi.Pas sheshit "Italia", hapësira pranë stadiumit "Dinamo" është kthyer në një parkim publik me pagesë. Bashkia e Tiranës ka larguar subjektet që zinin ilegalisht këtë hapësirë për aktivitetet e tyre tregtare për të ndërtuar aty një parking, pagesa e të cilit do të jetë me sistem elektronikë me tarifë 100 lekë/orë qëndrimi.Veliaj: “I kthejmë Tiranës një shesh të zurpuar. Ky është parkingu ynë i dytë. Siç mbajtëm fjalën për parkingun e parë, e mbajtëm dhe për të dytin. Brenda një muaji kemi të gjithë hapësirën përballë stadiumit Selman Stërmasi në një parking publik. Kjo është një mënyrë se si vetëm me 100 lekë dhe më një faturë tatimore çdo qytetar praktikisht investon në një qytet më të mirë. Për të sqaruar këdo që është shqetësuar nga opozita, e di që ju janë prekur interesat por unë jam zgjedhur që të mbroj interesat e qytetarëve të Tiranës. Ata janë zgjedhur që të mbrojnë interesat e deputetëve të tyre.”Kryeqyteti do të ketë dhe një tjetër parking publik, i cili do të ndërtohet pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi."Egla Zere, përfaqësuese e " Eco Parking": “ Së shpejti fillojnë punimet për parkingun publik “Eco Parking” pranë pallatit “Asllan Rusi”.Ne sërish do vazhdojmë për t’i kthyer sa më shumë buzëqeshjen qytetit të Tiranës.”Sipas Bashkisë të ardhurat që do të mblidhen nga parkingjet publike do të investohen në më shumë hapësira të gjelbëra dhe parqe lojerash për fëmijët. /Oranews.tv/