Will Smith: Roli tek filmi “Concussion”, një moment i vështirë
Aktori Will Smith, i cili është njëkohësisht babai i një futbollist, tha se roli për filmin e ri "Concussion" e vendosi në një pozitë shumë të vështirë. Smith, në filmin e ri, interpreton rolin e një mjeku patolog i cili zbulon se dëmtimi i trurit mund të shkaktojë vdekjen e lojtarëve të futbollit amerikan.Aktori luan rolin e doktor Bennet Omalu, një mjek patolog i cili një dekadë më parë zbuloi se dëmtimi i lojtërëve të futbollit amrikan, sporti më i njohur në SHBA, mund të shkaktojë vdekjen e tyre. Smith rrëfën se nuk ishte në dijeni të plotë të këtij zbulimi dhe të gjithë rreziqeve që vinin pas dëmtimit të lojtarëve në fushën e lojës.“Kur kam takuar për herë të parë doctor Benetin, për të biseduar me të, isha gati ti thoja: të litem më thuja diçka që të më bëjë ta lë këtë film, sepse u njoha me faktë për të cilat nuk kisha asnjë dijeni, - tha Smith në premierën e filmit në Los Anxheles.“Kam parë se si djali im ka luajtur futboll për vite me radhë dhe nuk i dija rreziqet dhe pasojat e tmerrshme. Dhe sip rind për mua ishte shumë e veshtirë të bëhesha pjesë e këtij fiolmi.”Filmi "Concussion," i cili do të shfaqet në kinematë amerikanë më 25 dhjetor, është bazuar në zbulimin e mjekut patolog Omalu. Ai vërtetoi se dëmtimi i trurit tek lojtarët e futbollit amerikan mund të shkaktonet vdekjen e tyre. Filmi lidh historitë e vdekjes së disa futbollistëve amerikanë në qendrën “Mike Ëebster”.Sigurisht që pas këtij zbulimi, shëndeti i lojtqërëve të futbollit amerikan është vënë në qëndër të vëmdjes, duke shtuar kontrrollet dhe rritur sigurinë.“Tronditja e trurit” është një çështje e cila ka vendosur në vështirësi Ligën Nacionale të Futbollit amerikan. Në muajin prill 5000 ish-lojtarë akuzuan ligën se nuk iu mbulonte shpenzimet e kurimit në rast të dmëtimeve gjatë lojës.Omalu tha se shpresonte se Hollivudi do t’I jepte kësaj çështjeje rendësinë e duhur për të treguar të vertetën. Megjithatë sipas skenaristit, filmi nuk ka për qëllim të jetë kritikues por të evidentoje dhe të ndërgjegjësoje për pasojat që shkakton dëmtimi i trurit.