Vdes njeriu më i gjatë në botë, 2.64 metra

Një djalë i ri që besohet të ishte më i gjati në botë, pas një sëmundjeje që lidhej me rritjen e tij të shpejtë.Pornchai Saosri, që ishte 264 cm i gjatë, vdiq në moshën 26 vjeçare në vendlindjen e tij, në fshatin Ban Takaeo në Tailandë.Kohët e fundit ai ishte shtruar shumë herë në spital pasi luftonte me një numër të madh sëmundjesh.Edhe pse ishte më i gjati në botë, ai kurrë nuk u njoh zyrtarisht si i tillë sepse për shkak të sëmundjeve që kishte nuk mund të qëndronte në këmbë, dhe pothuajse gjithë kohës ishte i ulur.Rekordi botëror Gines i përket turkut Sultan Kosen, që është vetëm disa centimetra më pak se Pornchai.Vetëm një javë pasi u kthye nga spitali, Pornchai po vuante nga tensioni i lartë dhe vdiq.2E57218E00000578-3313402-image-a-5_1447239202247 2E571E0500000578-3313402-image-a-4_1447239196492