Braho: Lëvizjet në qeveri të domosdoshme. Meta shahist brilant në skakierën politike
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Spartak Braho i quan të domosdoshme ndryshimet në qeveri.“Rama do të ketë rivlerësim të aktivitetit të qeverisë. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj ndër sektorët” tha Braho i ftuar në emisionin "Forum" te televizionit Tv1 Channel në Shkoder , të gazetarit Tom TherçajBraho tha se lëvizja e ministrit Naço ishte e pritshme. Duke vlerësuar figurën e ish ministrit Naço si një nga figurat emblematike të LSI-së, Braho tha se ai nuk ishte pengesa për mos realizimin e reformës në drejtësi. Ndërsa sa i takon Manjanit u shpreh se do t’I rrijë përballë, anash dhe pse jo prapa zotit Rama.Kryetarin e LSI-së Ilir Meta e quajti një shahist të zotin në skakierën politike, I cili bën lëvizje të studiuara dhe brilante shpeshherë madje “Meta kur nuk luan shah, prapë në mënyrë figurative nuk bie në sy, kur futet në betejë është I sukseshshëm”Duke hedhur poshtë pasjen e njëkrize politike Braho foli dhe për pakënaqësitë gjatë qeverisjes së koalicionit. Kështu në luftën kundër informalitetit ku është kërkuar që kjo të kalonte përmes një procesi iluminimi që duheshin përgatitje paraprake e ndërgjegjes së popullsisë biznesitNdërsa për Bashën Braho tha:"Nuk duhet dëgjuar shumë mulliri apo uji i këtij mulliri. Është një mulli me erë por që nuk prodhon asnjë lloj energjie pozitive”Intervista Pyetja: Kryeministri deklaroi se nuk do të ketë ndryshime në kabinet? Spartak Braho: “Rama do të ketë rivlerësim të aktivitetit të qeverisë. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj ndër sektorët. Kështu që nevojiten rifreskime. E kam thënë në mënyrë figurative se mali s’luan burri luan. Mendoj se janë të domosdoshme këto lëvizje. Lëvizja e zotit Naço ishte e pritshme. Nuk dua të merrem me vlerësimin e figurës së zotit Naço është një nga figurat emblematike të LSI-së Pyetja: A ka lidhje dorëheqja e Naços me një aferë korruptive të një të afërmi të tij për matësat elektrikë Spartak Braho: Nuk ka të bëjë fare. Është ministri i Drejtësisë që ka qëndruar më gjatë në atë post. Ministri më afat gjatë, pas Naços është Fatmir Xhafaj.Pyetja: Cdo të thotë togfjalëshi "Impulse të reja" Spartak Braho: Impulset e reja do të thotë që zoti Manjani do të rrijë përballë, anash dhe pse jo prapa zotit Rama. Është një jurist i vjetër me përvojë dinamik, me koncepte të larta për reformën. Zoti Naço nuk qe gur në rrotat e trenit që na çon ne drejt Europës, por gur është mos realizimi i reformës në drejtësi. Ne kemi kusht të domosdoshëm që në rrugën drejt Europës të përfundojmë reformën në drejtësi.Pyetja: Ka një konceptim që LSI është më afër opozitës? Spartak Braho: Në vijat e përgjithshme nuk ka asnjë ndarje. Vetë Rama por dhe kryetari I Parlamentit merr pjesë në procesin e reformës në drejtësiKa një përafrim të domosdoshëm dhe të mirëkuptuar nga të dyja palët. Ka ndonjë zë që ne kemi qenë më afër idesë se reforma është proces koncensual. Nuk mund të bëhet reforma në drejtësi pa pjesëmarrjen e opozitës. Psh ligji për dekriminalizimin pothuajse është dakordësuar.Pyetja: Testi i drogës? Spartak Braho: Është në taktikën e opozitës që të lërë litarin diku jashtë. Është shpikje, nuk është serioze, sepse po të nisim testet nuk ishte keq që të kërkojmë testin e thellësisë mendore, apo statusit psiqik të njërit apo tjetrit. Gjëra që janë normale, sepse aty në parlament akuzat për njërin tjetrin janë nga më të ndryshmet. Pyetja: Legalizimi i hashashit? Spartak Braho: Legalizimi i hashahshit sot për sot është i padomosdoshëm. Kjo është një cështje që Shqipëria nuk ka nevojë të legalizojë hashashin, kemi shumë planë të kurojmë ja më të madhePyetja: Zoti Meta dhe me ushtarë më pak arrin të dominojë skakierën politike, madje të dalë fitues...Spartak Braho: Në këtë skakierë politike për shkak të përvojës Meta luan edhe me ushtarë, sepsë në shah dhe ushtari është mjaft I vlefshëm. Që d o të thotë bën lëvizje të studiuara të parashikuara për mua dhe brilante shpeshherë madje Meta kur nuk luan shah, prapë në mënyrë figurative nuk bie në sy, kur futet në betejë është I sukseshshëmPyetja:A është i vështirë të parashikosh lëvizjen e kundërshtarit? Spartak Braho: Jo në përgjithësi të dy aleatët Meta- Rama kanë rënë dakord për lëvizjen e tyre politike rrugën ku do të ecë koalicioni, në vija të përgjithshme. Rrugës ndeshemi dhe me koncepte diversive, të ndryshme. Psh ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas, siç u tha dhe me penalizime të panevojshme që LSI hapur ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e saj se nuk pajtohet me penalizime që çojnë në burgosjen apo dënime të tjera penale që lidhen me biznesin. Biznesi duhet parë si partner dhe jo si kundërshtarEdhe për një fakt tjetër që ne kemi kërkuar që forcimi i shtetit ligjor I luftës kundër informalitetit ishte e nevojshme të kalonte përmes një procesi iluminimi që duheshin përgatitje paraprake e ndërgjegjes së popullsisë biznesitPyetja: Prania në drejtorinë e tatimeve..? Cfarë fshihet pas kësaj histoire të veshur me mister Spartak Braho: E tërë kjo legjendë që Spartaku hyri me një cantë e doli me dy canta bie vetëm për një arsye, denoncimi në polici e prokurori është bërë nga drejtoresha e tatim taksave me porosiënmë time. Unë mund të denoncoja veten?! Hajde ti polici apo prokurori se unë kam shpërdoruar detyrën apo kam ndërhyrë në server?! Regjistri elektronik i tatim taksave ishte i shpuar dhe unë këtë kam bindjen totale.Pyetja: Ka zëra që ka pasur manipulim të raporteve të bizneseve të mëdha me detyrimet tatimoreSpartak Braho: Kjo do të kishte logjikë nëse ne do të ishim 2 vjet apo një vit ë qeveri e do të kishim dorë në tatime,. E do të vinim për të realizuar ato që quhen fshehje. Ishte pa kaluar mujin që kishim ardhur në qeveri, e tërë ky process që unë dyshoj fshihrjes kishte ndodhur në periudhën kur kryeministër ishte Berisha. Nuk ishte nevoja të fshinim ne dicka sepse në drejtimin e këtij aktiviteti kanë qenë persona të besuar të Sali berishës, I cili nxitoi të dalë në konferencë shtyp. Nuk e kam parë ndonjëherë Berishën të mbrojë drejtorin e IT të tatim taksave. Mjaft i alarmuar, ai e di. Kjo cështje është në hetim dhe koha do e tregojë. Aty janë. A janë shqiptarët më mirë sesa premtimet që ju bënë? Unë po them nuk janë më mirë por janë në rrugën e duhur dhe shpresoj që do ketë ditë më të mirëPyetja: A do të ketë zgjedhje të reja?Spartak Braho: Nëse do të flas si njohës i ligjit, zgjedhjet të reja ka kur ka krizë politikePyetja: Që do të thotë kur do Meta?Spartak Braho: Që do të thotë që s’ka krizë politike. Që koalicioni ka 82 a 84 vota pa partinë e Shpëtim Idrizit. Që numrat janë të plotë dhe mbështetja është e garantuar. Cdo opozitë kësaj këmbane i bie edhe për të karikuar veten edhe elektoratin e djathtë. Kriza në fakt është tek e djathta.Nëse tek e majta ka krizë se ka qenë dificente në realizimin e premtimeve të bëra, kriza tek e djathta është institucionale ideore.Pyetja: Ka analistë që thonë se koalicioni qeverisës con ujë në mullirin e opozitës për mënyrën si po qeveriset Spartak Braho: Po nuk ka krizë politikeNuk duhet dëgjuar shumë mulliri apo uji i këtij mulliri që luan Lulzim Basha, është një mulli me erë por që nuk prodhon asnjë lloj energjie pozitive. Gjithsesi fjala është që nuk ka krizë apo situatë për zgjedhje të parakoshme në Shqipëri. Sa i takon numrave ne do të jemi të aftë dhe të plotfuqishëm në pikëpamjen numerike për të votuar të tëra ligjet që kërkojnë 84 votat.Por ndryshimi i Kushtetutës kërkon 92 vota, detyrimisht kërkon një konsensus me opozitën.Nëse opozita do gabojë dhe nuk do të pranojë këtë konsensus kostoja politike e saj do të ishte shumë e madhe para ndërkombëtarëve. E bëri këtë gabim me reformën territoriale, e bënë këtë gabim dhe në ndryshimet kushtetuese të 2008, Jam i prirur që nuk do ta përsërisin më këtë gabim/Oranews.tv/