Gazetarë dhe Avokati i Popullit kundër pr/ligjit për të dënuar me burg shpifjen
Në emisionin Tonight Ilva Tare, ku po diskutohej projektligji i ri për të dënuar shpifjen me burgim, të ftuarit kanë shprehur zërin e tyre kundër kësaj ideje, duke thëne se ky amendim e turqizon legjislacionin shqiptar.Besar Likmeta: “E vetmja pikë ku do ndikojë janë ato pak zëra kritik që kanë mbetur në median shqiptare që nuk janë prekur nga vetë çensura. Ata pak gazetarë që vazhdojnë të bëjnë investigime dhe që kanë qenë edhe më parë dhe i është vënë gishti nga kryeministri apo nga politikanë të tjerë. Elsa Ballauri: Mendoj se është regresive dhe për faktin që ka qenë një proces pozitiv që u bë me luftë dhe rikthehet dhe bëhet me negativ. Kjo është shumë më e dhimshme sesa sikur të mbeste ai ligj ashtu dhe mos kishte ndryshuar dhe tani ta diskutonim. Ermal Hasimja: Vështirë të dalë dikush dhe ta mbrojë qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga çdo lloj mjedisi që është marrë me çështjet e demokracisë dhe lirisë së shprehjes, për faktin që skemi këtu dikë që ta mbrojë. Unë nuk besoj se do miratohet. Më duket shumë e vështirë kjo pesha e kthimit prapa, është goxha e rëndë.Alelsandër Çipa: Ky amendim ligjor turqizon realitetin mediatik shqiptar. Unë e krahasoj legjislacionin që kërkohet të ndryshojë në Shqipëri me legjislacionin që funksionin sot në Turqi. Ky është një nene që do refuzohet në të gjitha mënyrat.Në emision pati mundësinë të ndërhynte dhe Avokati i Popullit, i cili bëri publik edhe qëndrimin e tij si institucion ndaj këtij amendimi në ligj.Igli Totozani: Natyrisht që jemi kundër këtij projektligji, është i gabuar dhe i rrezikshëm.