Burg për shpifjen, Bylykbashi: S’është keqkuptim, godet median dhe opozitën

Partia Demokratike tha se ligji që dënon me burg shpifjen nuk është një keqkuptim, por godet drejtpërdrejt median dhe opozitën.Bylykbashi: Ajo që thotë ministrja Felaj është absolutisht pa sens. Dispozita që ka paraqitur nuk është cështje keqkuptimi është një dispozitë që godet drejt përdrejt median, çdo individ dhe opozitën dhe në cdo rast ajo që ka ndërmende kryeministri nuk është gjë tjetër vecse të mbyllë cdo lloj zëri opozitarizmi dhe më shumë se kushdo këtë në parlament e bën PD.Nëse Rama do të kalojë në parlament këtë ligj dhe shumë shpejt do të kalojë edhe ligji për dekriminalizimin mjafton që një deputet i opozitës të dënohet me një gjobë të thjeshtë, por për krim tashmë sespe ka shara lartmadhërin, atëherë deputeti i opozitës humbet mandatin menjëherë. Pra cdo zë opozitarizimi do të shuhet sepse Rama do ta kthejë sot në krim. Unë besoj se nuk është ky interesi i shqiptarëve dhe askujt. Besoj që edhe ju mediat nuk do të jeni rehat vetëm për faktin se do ta riformuljoë dispozitën për të mos prekur mediat.