Ja sa duhet të paguani për të parkuar në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2015, 08:36
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e së mërkurës projektin për parkingjet me pagesë.Ky projekt parashikon ndarjen e Tiranës në 3 zona tarifimi, Zona A, Zona B, Zona C.Në zonën A që në hartë është e shënjuar me ngjyrë rozë përshirën zonat “BLV Dëshmorët e Kombit, , bulevardi Zogu i Parë, zona e 9 katësheve dhe zonën e ish bllokut.Tarifat në këto zona janë më të shtrenjta. Nëse do të parkoni në rrugë, tarifa për një orë qëndrimi është 100 lekë. Për 3 orë - 200 lekë, për 8 orë do të paguani 500 dhe për 12 orë 800 lekë.Ndërsa në sheshe për autoveturat deri në 5 minuta eshte falas me pas varion në bazë të kohëqendrimit.AUTOVETURATNga 0-3 orë kushton 300 lekë3-8 orë 500 lekë8-12 orë 800 lekë12-24 orë 1000AUTOBUSET1 orё 500 lekë1- 3 orё 1,000 lekë3- 8 orё 2,000 lekë8-24 orё 3,500 lekëNë zonën B tarifa për vendparkim në rrugë është 40 lekë/ora. Për zonën B që në Hartë është shënjuar me të Kaltër, përfshihen parkimet në ; bulevardi Zhan Dark, zona e Brrylit, rruga Bardhyl, Rruga 5 Maj, Stacioni i trenit, zona e zogut të Zi, rruga Muhamet Gjollesha.Për një orë qëndrimi duhet të paguani 40 lekë. Parkimi 3 orë kushton 100 lekë, për 8 orë 250 lek dhe për 24 orë 300 orë.Për abonim 24 orë për një vit të tërë, pagesa është 175.200 lekë.AUTOVETURATNga 0-3 orë kushton 100 lekë3-8 orë 250 lekë8-24 orë 300 lekëAUTOBUSET1 Orё 250 lekë1- 3 Orё 500 lekë3- 8 Orё 800 lekë8-24 Orё 1,000 lekëNdërsa në zonën C deri në 5 minuta parkimi eshte falas. Më pas tarifa për parkim në rrugë do të jetë 25 lekë/ora dhe në sheshe do të variojë nga 50-250 lekë për autoveturat dhe 150-500 për autobusat.Zona C që në Hartë është me ngjyrë Jeshile përfshihen parkimet në periferi të qytetit, në zona dikur ish komuna. Kjo zonë ka dhe çmimet më të lira për parkimet. Një orë qëndimi drejtuesve të automjeteve u kushton 20 lekë ora.AUTOVETURATNga 0-3 orë kushton 50 lekë3-8 orë 120 lekë8-24 orë 250 lekëAUTOBUSET 1 Orё 150 lekë1 - 3 Orё 300 lekë3 - 8 Orё 300 lekë8 - 24 Orё 500 lekëPo ashtu Bashkia ka vendosur tarifa edhe për ata që duan të rezervojnë duke i ndarë në 4 paketa, 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 12 mujore, ku çmimi ndryshon në bazë të zonës së tarifimit.Për 24 orë orë rezervin në një vit të plotë kalendarik, pagesesa është 438,000 lekë.
Në foto harta e Tiranës e ndarë në 3 zona tarifimi për parkingjet me pagesë[/caption]
Tarifat e parkimit publik ne rruget e sheshet e Tiranes
[caption id="attachment_615771" align="alignnone" width="640"]
Në foto harta e Tiranës e ndarë në 3 zona tarifimi për parkingjet me pagesë[/caption]