Mbi 9000 mijë emigrantë hynë në Serbi brenda një dite
Mijëra emigrantë kanë mbërritur në Serbi vetëm gjatë orëve të fundit, pasi lanë pas Maqedoninë të mërkurën e 11 nëntorit.Agjensia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara bën me dije se procesi i regjistrimit të tyre është bërë disi i vështirë për shkak të fluksit të lartëZyrtarët e kësaj agjencie konfirmojnë se vetëm brenda pak orëve, numri total i azil-kërkuesve që kanë mbërritur në Serbi do të kapë shifrën 9,000.Refugjatët fillimisht regjistrohen në Preshevë, nga ku marrin edhe autobusë për të vijuar drejt qytetit kufitar serb të Sidit.Falë një marrëveshjeje të firmosur midis dy vendeve, qeveria e Kroacisë mundëson trena për të përshpejtuar procesin e kalimit të azil-kërkuesve përmes Ballkanit.Ndërkohë Suedia ka vendosur kotrrolle të përkohshme pranë pikave kufitare. Lajmi u dha fillimisht nga Kryeministri i vendit, Stefan Lofven, gjatë samitit të Maltës, e më pas ishte Ministri i Brendshëm, AndersYgeman, ai i cili konfirmoi masën e re të sigurisë.Sipas burimeve zyrtare, kontrrolli kufitar do të jetë i pranishëm për 10 ditë, kohë që mund të zgjatet kjo në varësi të situatës./Oranews.tv/