Tenderi për radarët, Kodheli: Shmangëm një dëm prej 230.5 mln lekë, reagon Imami

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në mbledhjen e sotme të seancës plenare ka shpjeguar tenderitn për radarët në Forcat Detare.  Kodheli tregon për një tjetër kontratë përpara sesa të nënshkruhej kontrata aktuale. Ministrja shpjegon se kontrata  që do të nënshkruhej në korrik të 2013 u anulua pasi Forca Detare vunë re parregullësi. Kodheli tha se nëse do të ishte nënshkruar kontrata e parë dëmi do të ishte 230.5 mln lekë për 5 vjet.Por  i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami i cili tha se kompania e zgjedhur nga Kodheli ishte skualifikuar pasi nuk ka kryer siç duhet kontratën e parë.Mimi Kodheli: Tenderi u hap në datën 17.04.2013 dhe deri në datë 14.8.2013 nuk u arrit të konkludohet pasi Forca Detare me të drejtë konstatonte probleme,madje krejt të papranueshme. Ju rreshtoj disa prej tyre: Subjektet që ishin zgjedhur ishin jashtë cdo kapaciteti funksional si në cilësi ashtu edhe në sasi. Megjithëse në konkurim ishin paraqitur 5 kompani ato që mund të vazhdonin garën dhe të vetme ishin dy kompani me të njëjtin pronar dhe të njëjtin administrator. Komponitë e përzgjedhura nuk ishin të panjohura, por nuk kishin çertifikate dhe ishin të patrajnuar nga prodhuesi i radarëve “Gem elettronica”. Cmimi i ofruar nga këto kompani të ndryshme në shërbim dhe mirëmbnajtje të radarëve për 5 vjet ishte 1 mld e 28 mln e  219 mijë e 324 lekë, ndërsa fondi limit ishte 862 mln e disa lekë.  Atëherë u kërkohet dy kompnive të sillnin një cmim tjetër pasi nuk respektohet fondi limit dhe në datën 13 6 2013 kompnitë simotra parqitën 2 oferta të tjera njëra 786 mln lekë të reja tjera 542 e kusur mln lektë të reaj, të dyja ishin brenda fondi limit. Bazuar në këto oferta u nxor urdhri për lidhjen dhe zbatim kontrate dhe në datën 14 8 2013 Komanda e Forcës Detare refuzon të lidhë këtë kontratë. Me një llogari të thjeshtë kostoja e mirëmbajtjes me këtë procedurë do të ishte 108.5 mln lekë në vit mirëmbajtje sistemi kundrejt 62.4 mln lekë realizuar nga Ministria e Mbrojtjes  në dhjetor 2013. Nëse do ta kishim lënë këtë procedurë të prokurimit të fillim vitit 2013 do të kishim pësuar dëm që do të ishte për 5 vite që pretendohej të lidhej kontrata  230.5 mln lekë diferencë.Tani dy fjalë për këtë kompanië fituese të këtij tenderi. Flisni për dyqanë celularësh dhe favorimzim tenderash kjo është pak të thuash qesharakeArben Imami: Kompania që ju ja dhatë u përjashtu, sepse në kontratën që kishte pasur me flotën detare ne 2011 kishte realizme shumë të pakta, për shkak të performancës së keqe që kishte pasur. Kjo kontratë nuk ishte 580 mln lekë të reja, por 580 mln lekë të vjetra. Kjo ishte arsye që shkuam drejt një kontratë shumëvjecare, por ju me të ardhur në zyrë kontrata që ishte realizuar në bazë të ligjit, të shfuqizohej. Pak ditë më vonë ju e rihapët dhe thirrët këtë kompani. Ajo kompani nuk e ka kryer sic duhet kontratën e parë. Në 2014 autidimi ka treguar se nuk e ka kryer sic duhet punën, ishte përjashtuar nga konkurrimi.